Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Në kërkim të bukurisë

Një modele e suksesshme flet për rreziqet e ndërtimit të jetës mbi pamjen fizike në vend të bukurisë së brendshme.

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

nga Laura Krauss Calenberg

Të isha në kopertinat e revistave më në zë evropiane të modës nuk ishte më një ëndërr, por një realitet. Gati s’mund ta besoja! Gjithçka dëshiroja ishte të isha në revista, të fitoja shumë para, dhe të udhëtoja në të gjithë botën. Ekonomisja e parave në mënyrë që të më mjaftonin mori fund. Tani mund të darkoja në Paris, në shtëpinë time të re, dhe të pija për famën dhe fatin tim. A nuk ishte kjo jeta?

Fokus mbi Pamjen Fizike

Cila është ideja jote e bukurisë? Çfarë do të ndryshoje te vetja nëse do të kishe mundësi? Kur fillova karrierën me Christian Dior në Paris në moshën 19 vjeçare, ideja ime e bukurisë ishte ajo që të tjerët mendonin për mua. Nëse njerëzit më miratonin dhe donin të më merrnin si modele, atëherë arrija në përfundimin se isha e bukur. Logjika ime ishte se nëse isha e suksesshme dhe kisha punë atëherë isha e bukur. Ishte një model i rrezikshëm të menduari se po e vija vlerësimin e vetes në duart e të tjerëve dhe sipas asaj që ata mendonin për mua.

Një mënyrë tjetër si e përcaktoja bukurinë ishte me shoqërim. Po punoja me disa nga vajzat më të bukura në botë që dilnin në revistat më të famshme. Meqë ato ishin shoqet dhe koleget e mia, atëherë, mendoja unë, me siguri jam po aq e bukur.

Një mënyrë tjetër për t’u siguruar ishin djemtë që tërhiqja. Meqë shumë djem të pashëm, inteligjentë dhe të suksesshëm më vinin rrotull, mendoja se isha e bukur. Isha e famshme dhe kisha edhe shumë miq. Dhe ndërsa suksesi im rritej dhe bëhesha gjithmonë e më e njohur, ishte shumë e lehtë të më ftonin në lloj-lloj mbrëmjesh dhe të shkoja ku të doja. Pra, duhet të isha e bukur derisa kisha kaq shumë miq dhe shkoja në gjithë këto vende.

Si rezultat u bëra një person egoist dhe e përqendruar e vetja. Pjesën më të madhe të kohës e kaloja duke u marrë me veten time. “Mua,” “imja” and “unë” ishin tri fjalët e mia të preferuara. E gjithë jeta ime ishte e fokusuar në pamjen time të jashtme… pesha, flokët, veshja dhe gjithçka që më bënte tërheqëse.

Një herë isha për një punë dymujore në Japoni. Çdo ditë kishte njerëz të caktuar që bënin gjithçka për mua, madje më lidhnin edhe këpucët. Kur vishesha dikush më mbante fustanin dhe pallton. Ata kishin caktuar tre njerëz për të bërë punën e një njeriu. E gjithë kjo më ushqeu egoizmin dhe krenarinë.

Rreziqet e pamjes së jashtme

U dhashë jashtë mase pas punës. Punoja shtatë ditë në javë sepse e dija se asgjë nuk ishte e garantuar-mund të mbetesha pa punë ditën tjetër. Pamja mund të më linte shëndenë nga çasti në çast, kështu që duhej të pranoja çdo punë. Punoja në Gjermani gjatë ditës dhe pastaj merrja avionin për në Paris në mbrëmje për të punuar dhe pastaj kthehesha prapë në Gjermani në mëngjes. Kisha frikë mos humbisja gjithçka dhe kështu duhej të vazhdoja me çdo kusht. Kështu pranoja çdo punë të mundshme.

Rezultati ishte se u rraskapita dhe u sëmura. Më ra të fikët një ditë në mes të fotografimit dhe vrava keq gjurin. Për herë të parë në karrierën time zura shtratin. Pamundësia për të punuar ishte eksperienca më e frikshme që kam patur ndonjëherë, sepse edhe pse ishte vetëm për dy javë donte të thoshte se do të humbja gjithë pret-a-porter (paradat e modës) për të cilat isha përgatitur. M’u desh të anuloja katërmbëdhjetë shfaqje. Isha shumë e mërzitur.

Por një ditë siç isha në shtrat, në pamundësi për të punuar, fillova të reflektoja mbi jetën time dhe të vija në pikëpyetje vlerat dhe idetë e mia për bukurinë dhe ç’lloj personi isha bërë nga brenda.

Kuptova që pikëpamjet e mia për bukurinë ishin të pamjaftueshme. E dija për shembull, se pamja ime do të ndryshonte. Kopertinat dhe fotografitë që i grisja nga revistat dilnin shumë shpejt nga moda. Unë kisha punuar aq shumë t’i futja ato foto në revista dhe agjencia ime donte t’i nxirrte nga dosja ime brenda gjashtë muajve sepse çdo gjë ishte jashtë mode! Vazhdimisht përpiqesha të qëndroja në modë.

Gjithashtu zbulova se të fitoja shumë para në një moshë të re ishte shumë mirë, por përgjegjësia e menaxhimit të tyre ishte tepër e madhe. Kjo gjithashtu më bëri të pyes veten cila ishte arsyeja e vërtetë që të tjerët më vinin rrotull. Nëse do të kisha tjetër pamje, ose sjellje, ose më pak para a do të më donte i dashuri im për atë që isha?

Gjithë këto pyetje dhe dyshime po më godisnin kur isha ende në kulmin e karrierës. Kuptova cektësinë e gjithë kësaj dhe fillova të ndihesha shumë bosh përbrenda. Pasi kisha gjithçka që mendoja se dëshiroja, kuptova se ende mungonte diçka. Gjithë suksesi dhe vëmendja që merrja nuk e mbushnin zbrazëtinë që ndjeja përbrenda.

Çfarë kishte ndodhur? Ku ishin prioritetet e mia? Për kë ose për çfarë po jetoja?

Pasiguria e pamjes së jashtme

Më ra ndër mend se kisha qenë duke e ndërtuar jetën mbi gjëra që nuk ishin të sigurta. E kisha ndëruar mbi atë që kultura mendonte, apo i dashuri im mendonte apo në sa para merrja ose sa e famshme isha. E kuptova se po e ndërtoja jetën mbi rërë.

Reflektova për një kohë të shkuar në Indiana ku u rrita kur diçka e rëndësishme kishte ndodhur në jetën time. “Kërkimi i dashurisë në gjithë vendet e gabuara,” siç thotë kënga, më bëri një të mirë kur një shoqe e klasës më ftoi në një koncert në kishën e saj. Pranova sepse gjysma e grupit të të rinjve ishin djem dhe kisha ishte shumë e madhe, prandaj e dija se mund të ishte interesante.

Por besoja se s’kisha nevojë për Perëndinë në jetën time. Ç’kuptim kishte? Prindërit e mi po divorcoheshin. Besimi i tyre s’po i ndihmonte.

Por, kur isha në koncert, përveç muzikës dëgjova një mesazh që më preku. Në mbyllje të koncertit muzikantët na thanë se kishin një lajm të mirë për të na thënë. Mendova se do të na tregonin për albumin e tyre të parë ose diçka të tillë. Por lajmi për të cilin po flisnin ata doli se ishte që Perëndia na do.

Ata folën për një marrëdhënie me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit. Ata përshkruan se si Perëndia më donte pa kushte dhe se për këtë shkak dërgoi Birin e Tij të vetëm të vdiste në kryq për mëkatet e mia. Uau, mendova, një dashuri pa kushte! Nuk e kisha të vështirë ta pranoja se kisha bërë gjëra të këqia në jetë, që nuk kisha qenë ajo që Perëndia donte të isha. Muzikantët shpjeguan se unë nuk duhej të bëja ndonjë gjë që ta fitoja hirin e Zotit; thjesht mund të pranoja dhuratën e dashurisë dhe faljes që Perëndia më ofronte nëpërmjet Jezu Krishtit.

Atë natë bëra një lutje të shkurtër duke i kërkuar Krishtit të më falte dhe të më ndryshonte. I thashë se do të jetoja për të dhe do t’i shërbeja Atij me jetën time. E ftova të vinte në jetën time për të filluar një miqësi me mua.

Ja, pra, ku isha në Paris vite më vonë, duke reflektuar mbi atë ngjarje të veçantë, duke pyetur veten si arrita deri në këtë pikë në jetën time ku jeta e kishte humbur kuptimin e vërtetë. E kuptova që e kisha lënë pas dore marrëdhënien time me Perëndinë dhe kisha zgjedhur drejtimin tim. S’ishte çudi që ndihesha aq bosh! Kështu i kërkova Perëndisë të më falte që kisha jetuar për veten dhe miratimin e të tjerëve. Dhe i thashë: “Të lutem më ndrysho dhe më trego ç’është bukuria e vërtetë.”

Gjëja e parë që Zoti më tregoi ishte rreziku i sqimës. Kisha luftuar me të për një kohë të gjatë. Në Amerikë çdo vit shpenzohen $20 miliard për kozmetikë, $300 milion për kirurgji kozmetike, $33 miliard për produkte dietetike. Kjo ilustron sa shumë kohë dhe para harxhojmë për pamjen tonë fizike. Sqima nuk është e bukur.

E lidhur me të ishte zakoni im i krahasimit të pamjes sime me atë të vajzave të tjera. Xhelozia ka qenë një problem tjetër me të cilin më është dashur të punoj. Më është dashur të mësoj të jem e sigurt në atë që jam dhe në atë që Zoti më ka bërë, duke e ditur se Ai më do pavarësisht si dukem apo si veproj.

Pasiguria nuk është e bukur. Ajo e bën të vështirë të kesh dhe të jesh mik me dikë. Dhe ke shumë pritje ndaj të tjerëve për të të komplimentuar dhe për të të bërë të ndihesh mirë.

Përkufizimi i bukurisë – bukuria e vërtetë

Çfarë është bukuria? Nuk është pamja e jashtme. Është ajo që gjendet brenda, ajo që është në zemër. Përulësia është e bukur, megjithëse nuk është e famshme në profesionin tim. Siguria dhe vlerësimi i vetes janë të bukur. Dhe njohja e Perëndisë personalisht sjell bukuri, sepse njohuria se Ai të do dhe të pranon sjell siguri dhe vlerësim të vetes. Kjo të çliron për të pranuar dhe dashur veten me gjithë të metat e tua.

Pa faljen e Krishtit, mëkatet tona na bëjnë të shëmtuar përbrenda. Nuk kemi paqe. Dhe të gjitha zgjidhjet që gjejmë për ta mbuluar, nuk mund ta ndryshojnë këtë. Perëndia e shikon dhe po ashtu edhe të tjerët. Vetëm Krishti mund të na bëjë të bukur në sytë e Perëndisë. Bukuria e vërtetë e brendshme fillon me Perëndinë në qendër të jetës sonë dhe pastaj duket jashtë.

Mund t’ju them se Jezu Krishti më ka ndryshuar jetën dhe kurrë nuk do të pendohem për vendimin që mora për ta ndjekur Atë. Edhe ti mund ta ftosh Krishtin të vijë në jetën tënde. Jezusi thotë, “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën unë do të hyj tek ai” (Zbulesa 3:20).

Ti mund ta pranosh Krishtin që tani me besim përmes lutjes. Perëndia e njeh zemrën tënde dhe nuk shikon aq shumë fjalët sa qëndrimin e zemrës tënde. Ja një lutje si ajo që unë bëra që ndoshta shpreh edhe dëshirën e zemrës tënde…

Zot Jezus, kam nevojë për ty. Falemnderit që vdiqe në kryq për mëkatet e mia. Unë e hap derën e jetës sime dhe të pranoj ty si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Falemnderit që m’i ke falur mëkatet dhe më ke dhënë jetën e përjetshme. Drejtoje jetën time dhe më bëj ashtu siç ti dëshiron që unë të jem.

Nëse kjo lutje shpreh dëshirën e zemrës tënde, ti mund të lutesh kështu tani dhe Krishti do të vijë në jetën tënde ashtu siç premtoi.

 Sapo e ftova Jezusin në jetën time (këtu do të gjeni informacion të dobishëm)...
 Mbase dëshiroj ta ftoj Jezusin në jetën time, ju lutem ma shpjegoni këtë më qartë...
 Kam një pyetje...

© Laura Krauss Calenberg. Laura Calenberg është një modele njujorkeze. Ajo ka udhëtuar në 22 vende me punën e saj si modele dhe ka dalë në kopertinat e shumë revistave, duke përfshirë këtu Marie Claire, Cosmopolitan dhe Brio. Ajo ka dalë në shumë reklama për Saks, Nieman Marcus dhe Hanes. Është e martuar me Jeff Calenberg, që është gjithashtu një model profesionist, dhe ka dy fëmijë të mrekullueshëm.

Foto: të gjitha Michael Goldman përveç pozës së vallëzimit nga David Sacks

TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More