Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Sfida ime më e madhe në Stanford University

Heather, një luftëtare për drejtësi sociale, pa nevojën për një ndryshim themelor në natyrën njerëzore.

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

nga Heather Williams

Unë jam një studente e Stanford-it; të gjithë ma kujtojnë këtë. Stanfordi – Harvardi i perëndimit, Disneyland i veriut – nxjerr qindra udhëheqës botërorë çdo qershor. Këtu në Stanford, pasioni ynë është ta bëjmë botën një vend më të mirë, duke mbledhur të gjitha forcat për ta bërë atë të përsosur. “Ti mund të jesh një faktor ndryshimi!” “Fuqia gjendet brenda teje!” Këto janë motot që dëgjojmë dhe në bazë të të cilave jetojmë përditë. Botëkuptimi mbizotërues në universitetin tim nuk lejon për dobësi morale apo personale. Të kesh nevojë për shpëtim është sikur të pranosh disfatën.

Kur hyra në Stanford, bota shtrihej te këmbët e mia, duke pritur të revolucionarizohej. Merrja pjesë në mitingje politike, ndiqja mësime mbi racizmin dhe drejtësinë sociale, dhe iu përkushtova qendrës së shërbimit të komunitetit. Besoja se fuqia brenda meje mund të sillte një ndryshim domethënës në botë. U jepja mësime fëmijëve të shkollës fillore që nuk kishin mundësi ekonomike, drejtoja një kamp ditor në një qendër për të pastrehët; mblidhja ushqime që kishin tepruar për të ushqyer të uriturit. Megjithatë, sa më shumë përpiqesha të ndryshoja botën, aq më shumë zhgënjehesha. Ndesha burokraci, apati, dhe …mëkat. Fillova të mendoja se natyra njerëzore kishte nevojë për një remont kapital.

Gjatë kësaj kohe një shoqja ime më sfidoi të lexoja Biblën. Unë kisha ardhur në universitet me urrejtje ndaj Biblës. Ajo më dukej seksiste, homofobike dhe kishte tepër vetëdrejtësi – që është baza e intolerancës. Duhet ta dini se unë isha rritur në “Rripin e Biblës.” Gjatë gjithë shkollës së mesme shumica e të krishterëve që ndeshja ishin më të interesuar për të më përplasur ndonjë të vërtetë fytyre me Biblën sesa për të më shpjeguar se çfarë përmbanin faqet e saj. Shumica e kishin shprehur hapur bindjen e tyre se unë po shkoja drejt e në ferr me atë axhendën time liberale. Megjithatë, kur shoqja ime në universitet ma sfidoi njohurinë time për Biblën (mbledhur nga mësimet e shkollës të së dielës dhe orët e letërsisë kur ekzaminonim “veprat e mëdha” të historisë në vit të parë), kuptova se dija shumë pak për Jezusin dhe ndjekësit e Tij.

Kështu që e lexova. Një natë ndesha një histori që Luka, një ndjekës i Krishtit, tregon në librin e tij për lajmin e mirë të Jezusit. Historia është për një grua që bënte një jetë mëkatare në një qytet. Ajo erdhi te Jezusi për të qarë te këmbët e Tij ndërkohë që Ai ishte në shtëpinë e një njeriu me influencë. Duke e lexuar m’u bë e qartë se ajo grua kërkonte falje – një fjalë nga Jezusi që do t’i fliste lodhjes së zemrës së saj dhe dobësisë në jetën e saj. Asnjëherë më parë, në gjithë librat që kisha lexuar, nuk isha identifikuar me ndonjë person më shumë sesa me këtë grua. Edhe unë ndihesha e lodhur dhe e dobët – e lodhur nga puna për kauza të mira, e lodhur nga të qenit e sigurt në vetvete apo e ³fortë², e lodhur nga komedia dhe turpi i jetës sime personale. Duke qarë për veten time, thashë me zë të lartë: “Jezus, nëse je i vërtetë, nëse je ende i njëjti person si në këtë histori, kam nevojë për ty në jetën time.” Fjalët e Jezusit ndaj asaj gruaje pothuaj 2,000 vjet më parë ishin të njëjtat fjalë që jehuan në zemrën time: “Mëkatet e tua janë falur.”

Atë natë gjithë shqetësimet e mia arritën në një pikë të qetë e të papritur thyerje, dhe në atë thyerje, zbulova fuqinë për të jetuar një jetë drejtësie dhe mëshire që gjithmonë kisha dashur të jetoja. Kënga e vjetër e shkollës së Biblës doli e vërtetë: “Ne jemi të dobët, por Ai është i fortë.” Pranimi i mëkatit dhe dobësisë sime më solli në një vend përulësie. Kuptova që ndryshimi i fuqishëm dhe efektiv fillon kur takon burimin e dashurisë së fuqishme – Jezusin vetë.

Pas asaj nate, lexova edhe më shumë nga Bibla, kërkova të takoja të krishterë të tjerë dhe u përpoqa t’i jepja kuptim intelektualisht Jezusit që kisha takuar. Shoqet dhe i dashuri im i asaj kohe u shqetësuan se mos unë bëhesha ndonjë fanatike fetare. Edhe unë isha e shqetësuar! Më në fund u ndava nga shoqet më të ngushta. Shndërrimi im nga një agnostike intelektuale në një të krishterë të përkushtuar ishte thjesht shumë e çuditshme për to. Ato nuk e kuptonin dot lirinë që gjeta duke pranuar “mëkatshmërinë” time. Kjo i nervozonte. Atyre iu dukej sikur i gjykoja duke parë dobësi dhe papërsosmëri. Një shoqe më tha, “Nuk e kuptoj se si dikush me inteligjencën tënde të bjerë pre e këtij zhargoni mbi mëkatin dhe faljen.” Kurse unë nuk e kuptoj se si mund të funksionojmë në këtë botë pa këtë.

Unë nuk besoj më se ne jemi qenie të pastra moralisht, të afta për të vendosur dhe për t’iu përmbajtur një moraliteti racional. Ne jemi të dobët, dhe, në dobësinë tonë, ne mëkatojmë ndaj njëri-tjetrit për shkak të krenarisë sonë, egoizmit, mungesës së dashurisë. Tani unë e shikoj jetën time dhe botën jo nga këndvështrimi se kemi nevojë për një arsim më të mirë, për një qeveri më të mirë apo për një komunikim më të mirë. Ne kemi nevojë për çlirim, jo për përmirësim. Koncepti themelor i mëkatit është që ne kemi të meta shumë të mëdha dhe kemi nevojë për ndërhyrje hyjnore për ndihmë dhe shërim; ne nuk mund ta ndihmojmë veten.

Kështu që po largohem nga universiteti një njeri tjetër, megjithëse ende jam e apasionuar pas drejtësisë sociale dhe ndreqjes së padrejtësive. Stanfordi më ka dhënë mundësi të shumta për t’u rritur si femër dhe si aktiviste. Ndryshimi themelor është se tani e di se çdo fuqi që kam vjen nga një varësi e përditshme tek Jezusi dhe fuqia e Tij për ta përmbysur dhe rikrijuar karakterin tim. Ende dua ta revolucionarizoj botën, vetëm se tani duke filluar me njerëzit një nga një.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More