Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Koronavirus (COVID-19) - Si ta përballojmë ankthin?

Një mënyrë e besueshme për të përballuar ankthin dhe stresin që vjën nga Koronavirus ose burime të tjera, në mënyrë që të mund të jetoni në paqe…

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

nga Marilyn Adamson

Koronavirus (COVID-19) është përshkallëzuar në një shqetësim alarmant. Harta e virusit po shtohet me vende të reja, duke shtuar numrin e vdekjeve dhe të të infektuarve.

Megjithatë, ndoshta po përjetoni ankth nga ndonjë kërcënim tjetër. Çdo ditë ballafaqohemi me lloj-lloj arsyesh për t’u stresuar. Lista është e gjatë: terrorizmi, ndryshimi i klimës, racizmi, luftërat, mosfunksionimi i qeverisë, varfëria, sulmet seksuale, skllavëria njerëzore, katastrofat natyrore, financat personale, sëmundja, siguria në punë, marrëdhëniet stresuese, varësitë.

Është e dhimbshme t’i listosh të gjitha. Ne nuk jemi të vetëdijshëm vetëm për gjëra që na prekin personalisht. Interneti na ka bërë qytetarë globalë. Ne jemi të vetëdijshëm për probleme serioze në çdo cep të botës ... çdo ditë ... çdo minutë.

Kanalet e lajmeve na ushqejnë frikën, prirjen tonë njerëzore për t'i kushtuar vëmendje asaj që është alarmante.

Sidoqoftë, shumica e asaj që shkakton ankth është shumë personale. Kjo është ajo që po ndodh në jetën tonë.

Është kjo ndjenjë fundosjeje se ne nuk mund të kontrollojmë rrethanat. Ndihemi të rrezikuar. Të pafuqishëm. Eshtë frika nga diçka që po na ndodh dhe ne nuk mund t'i shpëtojmë asaj dhe as mund të bëjmë diçka për ta ndryshuar.

A ka ndonjë mënyrë për të përjetuar paqe në mes të ketij realiteti? Po.

Paqe në mes të koronavirusit

Ky artikull do t'ju japë mënyra të vërteta, të besueshme për të fituar paqen përballë Koronavirus (COVID-19) ose rrethanave të tjera që shkaktojnë ankth.

Së pari le të themi një fjalë rreth ilaçeve. Nëse zakonisht luftoni me ankthin, nëse ankthi juaj ju çon në depresion dhe mendime të vetë-dëmtimit, ju lutemi drejtohuni te një mjek për ndihmë mjekësore. Mund të ketë një çekuilibër kimik që kërkon ilaçe. Ndonjëherë ekzistojnë modele, rrugë në trurin tonë, që mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore në mënyrë që të formojnë shtigje të reja të mendimit.

Ashtu si diabetikët kanë nevojë për insulinë, ka ilaçe që ju lejojnë të shikoni shqetësimet në mënyrë më objektive, më të qetë. Ilaçet kanë treguar se përmirësojnë ndjeshëm jetën e shumë personave që vuajnë nga ankthi.

Sidoqoftë, të qenit në gjendje të shikoni situatat me qetësi dhe racionalitet është vetëm një pjesë e zgjidhjes. Ndihmon, por nuk ndalon sigurimin e paqes së vërtetë. Është si një person që ka një këmbë të thyer dhe ndalon së ecuri mbi të. Të ndihmon. Por këmba është akoma e thyer.

Të jesh në gjendje të dëgjosh se koronavirusi po vihet nën kontroll në vendin tënd ndihmon, por ka kaq shumë shkaqe të tjera të mundshme të ankthit. Jeta është sfiduese.

Ajo që ju duhet është një paqe e brendshme që është e qëndrueshme, që lejon mendjen dhe zemrën tuaj të pushojnë, pavarësisht situatave të vështira.

Një qasje e besueshme në situata ankthi

Për vite me radhë si ateiste, kërkova një filozofi që do të ishte gjithnjë e besueshme. Doja një që do të më drejtonte gjatë gjithë jetës dhe “që do te funksiononte” në çdo situatë. Kam studiuar Sartrin, Platonin, Sokratin, Dostojevskin, Niçen, Humin, dhe të tjerë. Ajo që unë kuptova është se një filozofi ishte e pamjaftueshme. Ende i linte të gjitha problemet mbi supet e mia. Psikologjia mund të jetë e ngjashme. Mund të ndihmojë, por psikologët kryesisht përpiqen t'ju bëjnë t’i shikoni rrethanat ndryshe. është e vështirë të shikosh Koronavirusin (COVID-19) ndryshe kur mijëra njerëz janë duke u diagnostikuar me të dhe numri i vdekjeve po rritet. Në kërkimin tim për paqe të mirëfilltë, pavarësisht nga çdo rrethanë, feja gjithashtu dukej mjaft e zbrazët. Nuk po kërkoja rituale, meditim, doktrina. Ata dukeshin si faktorë të jashtëm. Ashtu si lojërat e mendjes, që janë një përpjekje për të të larguar nga problemet e vërteta. Mendim pozitiv pa substancë. Një qetësues i momentit në rastin më të mirë. E dija potencialin në jetë për vështirësi reale. Doja të dija një qasje e cila do të ishte e besueshme pa marrë parasysh se çfarë do më sillte jeta.

Shumë njerëz shpresojnë se shkenca do të gjejë një kurë dhe parandalim të Koronavirusit. Sidoqoftë, ndërsa viruset shkojnë, ka shumë të ngjarë që ato të jenë me ne, madje edhe në forma të ndryshuara, për vite me rradhë. Shkenca nuk është e gjithëdijshme apo e gjithëfuqishme. Ndërsa po kërkoja një burim paqeje të qëndrueshëm, u bëra mik me dikë, jetën e të cilës e admirova. Ajo shpesh fliste për Zotin. Më bëri që të pyesja veten nëse Zoti ekzistonte. Mundësia e ekzistencës së Zotit filloi si një proces i gjatë i marrjes në pyetje, hulumtimeve dhe mbrojtjes së shumë qëndrimeve të forta me vendosmëri.

Gjëja e fundit që doja ishte të mashtrohesha, të besoja në diçka që nuk ishte e vërtetë.

Shkenca të drejton drejt një zgjidhje

Pas rreth një viti e gjysmë kërkimi serioz, provat për Perëndinë u bënë aq të dukshme sa ishte e pamundur që t’ju shmangesha. Ishte shkenca që më drejtoi të pranoj ekzistencën e Zotit... pozicionin e përsosur të tokës me diellin, vetitë komplekse të ujit, modelin e trupit të njeriut. Shumica e fakteve shkencore të kërkuara për të patur jetë në tokë e bënin këtë një “shans” të pakuptimtë. Unë i kërkova Zotit që të hynte në jetën time në mënyrë që të kisha një marrëdhënie me të. Kam arritur të zbuloj se me të vërtetë “Zoti është streha dhe forca jonë, një ndihmë shumë e pranishme në telashe.”1

Të kesh paqe ndërsa përballesh me frikën

Njohja e Zotit është e mundshme.Ai interesohet për ne, ka një ndikim të thellë në aftësinë tonë për të qenë në paqe pa marrë parasysh rrethanat.

Më lejoni të shpjegohem.

Imagjinoni një djalë të vogël 8-vjeçar që ngacmohet nga një bashkëmoshatar. Ia marrin drekën çdo ditë. E shtyjnë poshtë e përpjetë dhe poshtërohet për argëtim. Ai përpiqet të flasë me atë që e ngacmon, por pa asnjë dobi. Ai përpiqet të shmangë ngacmimin, por gjithashtu dhe këtu dështon. Ai i thotë mësuesit të tij, por dhe kjo nuk sjell dobi.

Pastaj një ditë një student me i madh në moshë (shumë më i madh se ngacmuesi) hyn në lojë dhe e paralajmëron ngacmuesin se ditët e tij të terrorizimit të këtij studenti kanë mbaruar. Studenti i ngacmuar tani është në paqe. Plaçkitja ekziston akoma, por 8-vjeçari mund të pushojë, sepse dikush më i madh se ai është duke u kujdesur për të.

Neve na ofrohet e njëjta ndihmë në jetë. Zoti është më i madh se çdo problem që na del përpara. Ai na krijoi, është i gatshëm dhe dëshiron të kujdeset për ne.

Paqe në mes të këtij virusi

Në mes të presioneve të jetës, Jezui thotë me butësi: “Ejani tek unë, të gjithë ju që jeni të lodhur dhe të ngarkuar rëndë, dhe unë do t'ju jap pushim.”2

Ky është Zoti që krijoi universin, krijoi galaktikat e yjeve dhe planeteve, miliarda jetë dhe specie bimore, një ekosistem të ndërlikuar dhe jetë njerëzore. “Asgjë nuk është shumë e vështirë për të.”3

Ai na fton të vijmë tek ai për ndihmë.

Jezui e përshkroi vazhdimisht Perëndinë si “Atin” tonë në qiell që na do.

Një baba i mirë do të mbrojë, sigurojë, mësojë, do të na dojë, do kujdeset dhe sakrifikojë për fëmijët e tij. Ai do të kërkojë gjithmonë t'i sigurojë ata për dashurinë e tij.

Nëse jeni rritur me prindër ose një baba që nuk të ka dashur atëherë termi "At’" mund të mos jetë i dashur për ju. Në fakt, ankthi i disa njerëzve mund të ketë filluar për shkak të prindërve të tyre ose një situate të përjetuar që ngjalli pasiguri dhe frikë të thellë. Ju mund të keni përjetuar abuzim. Neglizhim. Braktisje.

Përvojat si kjo mund të pakësojnë pikëpamjen tonë për botën, për veten dhe të tjerët. Sidoqoftë, një marrëdhënie me Perëndinë sjell fillimin e një jete të re. Jezusi madje i referohej kësaj si të lindurit përsëri. Jeta është ndryshe, është një jetë e re, pasi të filloni një marrëdhënie personale me të.

Një nga frikërat tona më të mëdha me Koronavirusin (COVID-19) është që mund ta kalojmë atë vetëm, duke mos pasur forcën emocionale ose fizike për t'u marrë me të, në emër të vetvetes ose të dashurve tanë. Kjo është e vërtetë për çdo gjë që na frikëson.

“A do të jem në gjendje t’ia dal?”

Forcë ndërsa përballemi me sfidat

Zoti, që ju krijoi, di gjithçka për ju. Të shkuarën tuaj. Ngjarje që ju kanë ndodhur. Arritjet. ëndrrat që keni për jetën tuaj. Mungesa e ëndrrave. Dhimbjen tuaj. Të ardhmen. Marrëdhëniet.

Absolutisht gjithçka.

Jezusi tha se ai është i vetëdijshëm për detajet më të vogla, të parëndësishme të jetës tonë: “Edhe flokët e kokës suaj janë të numëruara.”4

“O Zot, ti ke ekzaminuar zemrën time dhe dije gjithçka për mua. Ti e di kur ulem ose ngrihem në këmbë. Ti i di mendimet e mia edhe kur jam larg... Ti e di gjithçka që bëj. Ti e di atë që unë do të them edhe para se ta them atë…”5

Ai di gjithçka për ju. Marrëdhënia më e sigurt që mund të kemi në këtë botë është një marrëdhënie me Zotin, i cili na do.

Udhëzim në errësirë

Kurrë nuk ka dashur Perëndia që ta kalonim këtë jetë vetëm. Zoti dëshiron të na udhëheqë në një jetë të ndryshme nga kjo që po jetojmë, nën drejtimin e tij. Nuk kemi nevojë të vazhdojmë të pengohemi në errësirë, në pasiguri.

Jezusi tha: «Unë jam drita e botës. Ai që më ndjek mua nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.”6

Ne jemi ftuar të, "Hidhni tej të gjitha ankthet tuaja, sepse ai kujdeset për ju."7 Çdo problem që hasim, përfshirë një virus kërcënues, nuk është nevoja ta kalojmë vetëm. Ne mund të kërkojmë prej tij çfarë të jetë nevoja jonë, dhe në dashurinë dhe mençurinë e tij ai mund ta zgjidhë atë, të veprojë në lutjet tona si një At’ i dashur. Nuk do të thotë se ne do të kursehemi nga përvojat e vështira. Një baba i dashur nuk parandalon luftërat, dështimet, zhgënjimet.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt se Zoti mundet dhe do të kujdeset për ne.

Kam parë Zotin t’i përgjigjet lutjes më shumë sesa mund të numëroj. Ka edhe gjëra që unë i kam kërkuar Zotit për atë që ai ende nuk është përgjigjur. Por unë e di se ai e sheh pamjen e madhe, kohën e duhur, dhe ai na siguron ne se “... Zoti bën që gjithçka të punojë së bashku për të mirën e atyre që e duan Perëndinë.”8

Kur më duhej drejtimi në jetën time për vendime të rëndësishme që duhej të merrja, Zoti dha, dhe siguroi... qartësi dhe drejtim.

Kur jam dekurajuar ose irrituar për një situatë, ai ka folur butësisht me mua, ka korrigjuar këndvështrimin tim, duke më dhënë pikëpamjet e tij ashtu siç dallohet edhe në Bibël. Dhe udhëzimi i tij i ka vendosur këmbët e mia përsëri në tokë të sigurtë dhe i dha zemrës time paqe.

Dashuria e Zotit më ka çliruar nga pasiguritë dhe më ka dhënë më shumë dhembshuri për njerëzit sesa do të kisha natyrshëm.

Kështu do të dukej një jetë në marrëdhënie me Perëndinë, të cilën ai ia ofron kujtdo. Bibla e përshkruan Perëndinë si këshilltarin e mrekullueshëm, baba të përhershëm, princin e paqes, Zotin e fuqishëm.

Dhe ai është tamam kështu.

Liri nga shkatërrimi

Në të njëjtën kohë, më lejoni të nënvizoj se, të qenit në një marrëdhënie me Perëndinë nuk do të thotë që ne mund të shmangim problemet e jetës.

Kishte një kohë në jetën time kur përjetova një ngjarje për të cilën nuk mund të bëja asgjë. Në muajin e katërt të shtatëzanisë, më thanë se kisha probleme. E njihja Zotin mjaftueshëm sa t'i besoja Atij në këtë situatë, pavarësisht nga përfundimi i historisë.

Fëmija ynë lindi i vdekur.

Ngaqë isha në gjendje t'i besoja Zotit, megjithë trishtimin e madh, kurrë nuk u përballa me hidhërim, zemërim ose ankth.

Sidoqoftë, ishte një emocion që më befasoi. Pas vdekjes së fëmijës tonë, fillova të luftoj me frikën për mundësinë që burri im mund të vdiste gjithashtu.

I kërkova Zotit të ma largonte këtë frikë, të më tregonte se si ta shikoja si duhet situatën.

Përgjigja ime erdhi shpejt kur Zoti më kujtoi këtë thënie te Psalmet: “Sepse e keni bërë Zotin vendbanimin tuaj - më të Lartin, që është streha ime - asnjë e keqe nuk do të lejohet të bjerë mbi ty …"9

E dija që Zoti nuk premton se askush nuk do të vdesë. Ky nuk është premtim nga Zoti. Sidoqoftë, me Perëndinë si strehën time, atë që besoj, edhe sikur burri im të vdiste, Zoti nuk do të lejonte që kjo të ishte "e keqe" në jetën time.

Zoti nuk do ta lejonte që të më mposhtte, të më shkatërronte, të më dëmtonte. Do të isha në rregull. "Asnjë e keqe nuk lejohet të bjerë mbi ty". Zoti vendos kufinj. Nëse do t'i besojmë, mund t’i kalojmë situatat ndryshe... me paqe.

Asnjë problem nuk është shumë i madh… as Koronavirusi (Covid-19)

Jezusi tha: “Në botë, ju do të keni shtrëngime, por gëzohuni, une e munda botën.”10

Prandaj na është thënë: “Zoti është afër; mos u shqetësoni për asgjë, por në çdo gjë me lutje ... le t’i bëhen të njohura kërkesat tuaja Perëndisë. Dhe paqja e Perëndisë, që tejkalon çdo zgjuarsi, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.”11

A është kjo vetëm një dëshirë? Jo. Shikoni faktet ne lidhje me aftësitë dhe fuqitë e Zotit.

Toka në të cilën gjendemi tani po rrotullohet me rreth 1.000 milje në orë (1.600 km në orë). Megjithatë ne ndihemi plotësisht të qetë, duke shijuar bukurinë e diellit dhe perëndimin e diellit që krijon kjo lëvizje.

Toka gjithashtu po rrotullohet rreth diellit, duke udhëtuar 67,000 milje në orë. Edhe me këtë shpejtësi, ai mban largësinë e përsosur nga dielli - jo shumë larg, jo shumë afër.

Në të njëjtën mënyrë Zoti është i vetëdijshëm për miliarda galaktika. Zoti është i vetëdijshëm për çdo detaj të madh dhe të vogël të jetës suaj. Dhe ai ju do.

Dikush që kujdeset për ju

Ai na do, jo sepse ne e meritojmë, por sepse është natyra e tij që të na dojë dhe të kujdeset për ata që i besojnë Atij. Zoti thotë: “Mos ki frikë, sepse unë jam me ty; mos u trembni, sepse unë jam Perëndia juaj; Unë do t'ju forcoj, do t'ju ndihmoj, do t'ju mbaj me dorën time të djathtë.”12

“A nuk keni dëgjuar kurrë? Nuk e keni kuptuar kurrë? Zoti është Zoti i përhershëm, Krijuesi i gjithë tokës. Ai kurrë nuk ndihet i dobët ose i lodhur. Askush nuk mund të masë thellësitë e të kuptuarit të tij. Ai i jep fuqinë të dobëtit dhe forcën të pafuqishmit. Edhe të rinjtë do të dobësohen dhe lodhen dhe të rinjtë do të bien në rraskapitje. Por ata që besojnë te Zoti do të gjejnë forca të reja. Ata do të ngjiten lart me krahë si shqiponja.Vrapojnë dhe nuk lodhen. Ata do të ecin dhe nuk do të ligështohen.”13

“Jezusi tha, "Paqen time po ju jap. Unë nuk jua jap ashtu siç e jep bota. Mos lejoni që zemrat tuaja të shqetësohen dhe as mos kini frikë.”14 Ai është më i madh se çdo problem që mund të hasim.

Frika nga ankthi i Koronavirusit (Covid-19) ose nga çdo problem tjetër, ka lidhje me njohurinë se Perëndia është në gjendje për t’u kujdesur edhe për të të mbrojtur. Për ta njohur Perëndinë në këtë mënyrë, duhet së pari të filloni një marrëdhënie me të.

Nëse dëshironi të filloni një marrëdhënie me Perëndinë dhe ta njihni dashurinë e tij për ju, kjo broshurë do t’ju ndihmojë: Si të njihni Perëndinë personalisht.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...

Refenca: (1) Psalmet 46:1. (2) Mateu 11:28. (3) Jeremia 32:17. (4) Luka 12:7. (5) Psalmet 139:1-4. (6) Gjoni 8:12. (7) 1 Pjetrit 5:7. (8) Romakëve 8:28. (9) Psalmeve 91:9,10. (10) Gjoni 16:33 (11) Filipianëve 4:4-7 (12) Isaia 41:10. (13) Isaia 40:28-31. (14) Gjoni 14:27.

TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More