Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Origjina e Kurbanit?

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

Përse dy nga fetë me më shumë ndjekës në botë, përkujtojnë sakrificën e Abrahamit me të birin… Por përtej fjalisë së parë, njëjësuese, menjëherë dalin në pah ndryshimet. Bibla thotë që djali (pothuajse i sakrifikuar) ishte Isaku, ndërsa Myslimanët thonë që ishte Ismaili.
Cilat janë të përbashkëtat mes dy feve në lidhje me Kurbanin? Cilat janë dallimet? A është festa e Kurban Bajramit, thjesht një mundësi për të ofruar kurbane që PRANOHEN nga Zoti? Cilat sakrifica i pëlqejnë Perëndisë?
Të gjitha këto pyetje, trajtohen ne librin “Qengji i Kurbanit (Botimet Jeta e Re, Tiranë 2010). Nëse keni dëshirë ta lexoni librin, edhe të na tregoni mendimin tuaj rreth tij, ju lutem, na kontaktoni duke klikuar në këtë link.

Festa e Kurban Bajramit

Aishja tregon se Muhameti ka thënë: .“Në Ditën e Kurbanit njeriu nuk ka bërë asgjë më të pëlqyeshme për Zotin se derdhjen e gjakut, sepse me të vërtetë gjëja e gjallë e flijuar do të vijë në Ditën e Ringjalljes me brirët e tij, flokët, thundrat dhe pesha e veprës së sakrificës do të jetë e madhe, vërtet gjaku i tij arrin pranimin, pëlqimin e Zotit para se të bjerë në tokë, prandaj gëzohuni në të..”

Mishkat, Libri 4, kapitulli 42, seksioni 2

Një detaj i pavlerësuar i një historie të njohur

Myslimanët dhe të krishterët kanë ngjashmëri edhe në shumë përshkrime të figurave historike, si për shembull: Abrahami (Ibrahimi). Të dy palët e tregojnë me shumë pasion historinë e birit që iu lind Abrahamit në një moshë të vjetër dhe pastaj iu kërkua nga Zoti që ta bënte kurban. Myslimanët e vlerësojnë aq lart Abrahamin dhe e kanë besimin e tij një shembull kaq të madh, saqë çdo vit e përkujtojnë këtë ngjarje në festën e Kurban Bajramit. Çdo vit ata duhet të zgjedhin qengjin më të mirë, pa asnjë difekt apo të metë, qengjin e përsosur. Duhet ta therin pastaj duke derdhur gjakun e tij në kujtim të historisë kur Zoti i siguroi dashin Abrahamit për ta therur në vend të djalit të vet, të cilin Ai i kishte kërkuar ta bënte kurban për t’i provuar besimin.

Një detaj i vogël i kësaj historie ngre një pyetje të rëndësishme për ta shqyrtuar seriozisht. Ndërsa po shkonin në vendin ku do bëhej kurbani, i biri e pyet Abrahamin: “Baba, zjarrin edhe drutë i kemi, po ku është qengji për sakrificën (kurbanin)?” (Zanafilla 22:7). Duket që djali e dinte procedurën e ritualit të kurbanit. Ndoshta e kishte parë të atin të bënte kurbane të tilla disa herë më parë.

Kjo pyetje ngre një çështje të rëndësishme për diskutim: Kur u bë kurbani i parë, nga kush dhe pse? Cili është kuptimi i kurbanit?

Origjina e çështjes së kurbanit

Pse bëheshin kurbanet apo cili është qëllimi i kurbanit?

Bibla, “Libri” që Kurani vetë e konsideron Fjalën e Zotit (Sure 6:154-157; 40:12), shkruar në histori dhjetra shekuj para Kuranit, ka informacion të dorës së parë për këtë (Sure 10:94), domethënë Abrahami vetë dhe Moisiu e të tjerë kanë lënë shkrime apo kujtimet e veta që përmblidhen në Bibël, siç i frymëzoi Zoti. Që në fillim në Bibël, ne lexojmë se Zoti i tha Adamit: .“Kur të hash nga kjo pemë (pema e njohjes së të mirës dhe të keqes), ti patjetër do të vdesësh.” (Zanafilla 2:16,17). Ngrënia nga pema nënkuptonte mosbindjen ndaj Perëndisë dhe pikërisht mosbindja ose rebelimi ndaj Perëndisë është ajo që përkufizohet si mëkat.

Për të kuptuar më mirë kontekstin e bërjes së kurbanit të parë, besoj se ia vlen të ndalemi për pak momente, duke imagjinuar situatën në kopshtin e Edenit në mbrëmjen e ditës kur Adami dhe Eva mëkatuan, duke ngrënë nga pema e ndaluar.

Nëse doni të lexoni të gjithë librin, na kontaktoni edhe ne do t’ju dërgojmë një link përmes postës elektronike. Ose mund t’ju dërgojmë librin të printuar nëse keni dëshirë.

Me respekt, PyetjeteJetes.com

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More