nga Marilyn Adamson
J.I. Paker e tha mirë: “Ne jemi mizorë me veten tonë nëse përpiqemi të jetojmë në këtë botë pa e ditur kush është Zoti, bota e të cilit është dhe Ai është që e drejton atë.”1
Kur isha ateist, doja të gjeja një filozofi, një qasje ndaj jetës që do të funksiononte në çdo situatë. Mendova se nëse do të gjeja arsyen e duhur për të jetuar, një objektiv mjaft të fortë ose një qasje të testuar mirë, të zbatueshme, do të isha në gjendje të përballoja çdo gjë. Mund të isha plotësisht i aftë.
E kërkova vazhdimisht këtë qasje. Kam studiuar një qasje filozofike derisa mund ta kuptoja. Pastaj do ta provoja nëse funksiononte. Kam testuar filozofi të ndryshme dhe secila prej tyre është joreale ose e pamjaftueshme.
Nuk e kuptoja se ajo që më duhej vërtet, ishte një person tjetër për të ecur në jetë me mua. Ai që është pa kufij, pa dështime dhe me mençuri të pakufishme që ishte i gatshëm ta ndante atë me mua.
Jeta e një miku më bëri të mendoja për një drejtim krejt tjetër. A mund të ekzistojë vërtet Zoti?
Pas një viti e gjysmë hetimi për provat reth ekzistencës së Zotit, i kërkova Atij të vinte në jetën time.
Bibla përshkruan atë që gjeta të vërtetë. “…kushdo që i përket Krishtit është bërë një person i ri. Jeta e vjetër është ka ikur; një jetë e re ka filluar!”2
Këtu përmendet Krishti, sepse është Jezu Krishti ai që e sjell këtë ndryshim. Jezusi tha: “Unë erdha që të keni jetë dhe ta keni më me bollëk.”3
Më e çuditshmja ishte, ndërsa lexoja ungjijtë për jetën e Jezusit, vura re se sa shpesh - dhe sa hollësisht - përshkruan dashurinë e Tij për ne.
Ajo që filloi si një ndjekje intelektuale u bë një vetëdije shumë personale se Zoti, është shumë më tepër nga sa prisja ndonjëherë. Zbulova se dashuria e Perëndisë nuk bazohet në "nëse do të..." ose " a do të..." Ajo nuk varet nga veprimet tona ose nëse e meritojmë dashurinë e Perëndisë. . Ai na do sepse është natyra e Perëndisë që të dojë.
Davidi thotë tek psalmi i tij, “Mirësia Jote është me e mirë se jeta“4 dhe “me Ty është burimi i jetës; në dritën Tënde ne shohim.”5
Kur fillojmë një marrëdhënie personale me Perëndinë, jeta fillon të ketë kuptim.
Këtu janë vetëm disa shembuj të njerëzve që kanë shkruar në faqen tonë:
- Më pëlqen shumë që mund t'i besoj Perëndisë.
- Tani jam në një marrëdhënie me Zotin. Është e vërtetë që ne jemi krijuar për të qenë në një marrëdhënie me të. Tani ndihem i kompletuar.
- Faleminderit që më hapët sytë dhe zemrën se si mund të kisha një marrëdhënie personale me Zotin.
- Unë isha ateist dhe nuk e njihja Krishtin deri rreth 6 javë më parë. Marrëdhënia ime me të është e mahnitshme dhe në rritje. Më janë hequr kaq shumë barra dhe nuk kam qenë kurrë më i lumtur në jetën time, sepse Zoti është besnik dhe vazhdon të tregojë dashurinë e tij për mua.
- Të falënderoj që më ndihmove në shumë mënyra, të zbuloj Zotin -- faqja jote e internetit më ka ndihmuar të filloj kërkimin tim për të njohur Zotin, megjithëse e di që ishte vetë Zoti Ai që më ndoqi.
- Po mësoj ngadalë për këtë Jezus të mrekullueshëm, Zotin tonë, Shpëtimtarin tonë. Më duhet të them se jam i mahnitur nga Zoti ynë. Ai është i mrekullueshëm. Po e njoh më lehtë, jam shëmë i emocionuar gëzuar për të lexuar librin e Gjonit. Jam krenar që jam ndjekës i Jezu Krishtit.
- Faleminderit që më ndihmove të gjej zotin dhe veten time.
- tani e di që mund të shkoj te Zoti me ndjenja të këqija. Nuk kam gjithmonë nevojë të kem problem me veten dhe të jem e keqe me veten time, ose të heq mendjen duke pirë alkol duke mos menduarpër të tjeret dhe veten. Unë mund të shkoj te Zoti me të gjitha problemet e mia dhe Ai më dëgjon.
Zoti mund të ndryshojë jetën tuaj. Ai nuk do ta bëjë atë pa probleme fare. Do të keni ende sfida në marrëdhënie tuaja, ndoshta probleme financiare, etj. Do të jeni akoma një qenie njerëzore, duke jetuar në botën tonë. Dhe është larg të të qenit perfekt.
Megjithatë, Jezusi tha: “Unë jam drita e botës. Ai që më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.”6 Ne nuk e kalojmë jetën verbërisht. Ai na udhëzon.
Ai e qetëson frikën tonë. Pavarësisht se çfarë po ndodh, Zotit mund t'i besohet. Jezusi tha: “Unë po ju jap paqen time, jo si jua jep bota. Jini të gëzuar. Unë e kam mposhtur botën.” Ai është më i fortë se çdo problem, duke ecur bashkë me ju, si miku juaj më i ngushtë.
Ai na ndryshon fusha të jetës sonë që ne nuk mund t'i ndryshojmë. Bibla thotë se ka fusha në jetën tonë që na skllavërojnë, që na diktojnë mënyrën se si e jetojmë ne jetën tonë.
Ne mund të mos duam të zemërohemi, por e humbasim durimin. Mund të duam të jemi bujarë, por duket e vështirë t'i vendosim të tjerët përpara nevojave dhe dëshirave tona. Edhe kur duam të jemi të lirë, ne luftojmë me urrejtjen ndaj të tjerëve ose ndaj vetes dhe thjesht nuk mund të duket se i ikim asaj ndjenje.
Jezusi tha se kur ta njohim, “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë.”7 Ai ndryshon mënyrën se si e shohim jetën, mënyrën se si mendojmë për të tjerët, mënyrën se si e shohim veten. Zoti është i mahnitshëm dhe më i vërtetë nga sa mund ta imagjinoni tani.
Perëndia ka një dashuri kaq të sinqertë për ne, saqë ai vetë siguroi rrugën për t'i afruar Atij. Ajo që i pengon njerëzit të lidhen me Perëndinë është mëkati ynë (mendimet ose veprimet tona që Perëndia i sheh si të gabuara). Nëse keni pyetur ndonjëherë veten pse lutjet tuaja nuk shkojnë askund, mbase kjo mund të jetë arsyeja. Mëkati ynë na ndan nga Perëndia, i cili është i shenjtë.
Pasoja e mëkatit është vdekja. Kjo do të thotë të jemi të ndarë përgjithmonë nga Perëndia për shkak të mëkatit tonë. Nga dashuria e tij për ne, Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, vdiq në vendin tonë. Jezusi mori mbi supet e tij të gjithë mëkatin tonë, ndërsa vdiq me dëshirë në kryq.
"Perëndia e tregoi dashurinë e Tij ndaj nesh. Ndërsa ne ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne."8 Jezusi e bëri këtë për ne që ne të mund të faleshim plotësisht...përgjithmonë. Muri i mëkatit që na ndau nga Perëndia tani është zhdukur.
Një marrëdhënie me Perëndinë u ofrohet të gjithë atyre që do të besojnë në Jezusin, të cilët do të pranojnë ofertën e Perëndisë për falje.
Fetë shpesh krijojnë një skenar të njëanshëm ku ju shkoni duke u përpjekur, adhuroni Zotin, kryeni rituale, u bindeni rregullave, provoni përkushtimin tuaj ndaj Zotit. Është e detyrueshme, por nuk ka marrëdhënie.
Në të kontrast, Bibla e paraqet qartë Perëndinë si mikpritës, si që dëshiron t'ju udhëheqë në jetën reale që ai krijoi për ju, ndërsa ju drejton nga afër. Ai na fton ta njohim dhe t'i besojmë Atij.
Njerëzit paguajnë shumë para për një "Life Coach". Ky është një person që njeh jetën, orarin, marrëdhëniet, vendimet e personit dhe kërkon ta udhëheqë personin drejt produktivitetit më të madh dhe kënaqësisë që të ofron jeta.
Zoti na njeh më mirë se sa një trajner për jetën. Ai e di të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë. Ai është plotësisht i vetëdijshëm për çdo marrëdhënie që kemi pasur ndonjëherë, dhe ndikimin e saj në jetën tonë. Ai e di pse ai na krijoi ne, nevojat tona, fushat që na rëndojnë , aspektet e jetës sonë që dëshirojmë të mund të ndryshonim, por nuk mundemi.
Është feja ajo që krijon kërkesa. Jezusi dëshiron të na çojë në liri. Ai tha: “Nëse qëndroni në fjalën time, ju jeni me të vërtetë dishepujt e mi dhe do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë.”9 Të lirë nga çfarë? Nga shqetësimi, mungesa e qëllimit, frika, urrejtja, zakonet që na shkatërrojnë.
Në vend të detyrimeve fetare, Jezusi na çon në prehje jetëdhënëse. Jezusi tha: “Ejani tek unë, të gjithë të rënduar, dhe unë do t'ju jap çlodhje… mësoni nga unë… dhe do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.”10
Kjo jetë nuk është e lehtë! Por në mes të shqetësimeve tona, ekziston një Zot i fuqishëm që mund ta njihni, i cili mund t'i japë zemrës suaj paqe dhe forcë jetësore, përtej asaj që mund të mblidhni vetë.
Dhe, ndërsa flisni dhe i besoni Atij, shpesh do të shihni se ai ju dëgjon. Kjo nuk do të thotë që ne i diktojmë Zotit dhe ai bën çfarë të dëshirojmë ne. Megjithatë, ne mund të dimë se ai është shumë i vetëdijshëm dhe i aftë të kujdeset për ne që i besojmë. Perëndia do të përgjigjet me veprime në situata në mënyra të mençur dhe të kujdesshme. Ndërsa e njihni Perëndinë, besimi juaj tek Ai do të rritet.
Jezusi tha: "Kushdo që vjen tek unë, i dëgjon fjalët e mia dhe i bën, unë do t'ju tregoj se si është: ai është si një njeri që ndërton një shtëpi, që gërmoi thellë dhe hodhi themelet mbi shkëmb. Dhe kur ndodhi një përmbytje, lumi shpërtheu drejt asaj shtëpie dhe nuk mundi ta tundte, sepse ishte ndërtuar mirë.”11
Kur ne pranojmë Jezusin në jetën tonë ne bashkë me të marrim falje, ne nisim një mardhënie personale me Të, që zgjat gjithë jetën tonë. Jezusi na fton në një mardhënie me të në këtë mënyrë. Ai tha: "Unë qëndroj te dera (e zemrës suaj) dhe trokas. Nëse dikush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, unë do të hyj tek ai (ose ajo)."12
Nëse ti ke deshirë ta bësh këtë, por nuk je i sigurtë që ta shprehësh me fjalë, kjo lutje e thjeshtë mund të të ndihmojë." Jezus , faleminderit që Ti ke vdekur në kryq për mëkatet e mia. Ti më njeh dhe unë kam nevojë për faljen tënde. Unë të ftoj në jetën time dhe të më falësh mëkatet e mia. Dua të të njoh me të vërtetë, Unë të ftoj në jetën time tani.Unë të falenderoj që je ti Ai që do një mardhenie personale me mua. Amen"
Zoti e shikon mardhenien me Të si të perhershme. Duke ju referuar të gjithë atyre që besojnë në Të, Jezu Krishti thotë "Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh e ato më ndjekin pas.Unë u jap atyre jetën e amshuar. Ato nuk do të humbasin kurrë e askush nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime".13
► | Sapo e ftova Jezusin në jetën time (këtu do të gjeni informacion të dobishëm)... |
► | Mbase dëshiroj ta ftoj Jezusin në jetën time, ju lutem ma shpjegoni këtë më qartë... |
► | Kam një pyetje... |
Refenca: (1) J.I. Packer; Knowing God; InterVarsity Press, pg 14. (2) 2Korintasve 5:17 (3) Gjoni 10:10 (4) Psalmet 63:3 (5) Psalmet 36:9 (6) Gjoni 8:12 (7) Gjoni 8:32 (8) Rom 5:8 (9) Gjoni 8:31,32 (10) Mateu 11:28,29 (11) Luka 6:47,48 (12) Zbulesa 3:20 (13) Gjoni 10:27-28