1. Perëndia nis një marrëdhënie me ne. A keni qënë ndonjëherë në një marrëdhënie ku ju ishit gjithnjë i pari që merrte hapat? Këto lloj marrëdhëniesh janë të lodhshme dhe zakonisht nuk jetojnë gjatë. Miqtë e ngushtë janë ata që kënaqen me njëri-tjetrin dhe që investojnë kohë në mënyrë të barabartë në ndërtimin e kësaj marrëdhënie. Në kundërshtim me fetë që përpiqen ta arrijnë vetë Perëndinë, me Krishtin ne shohim Perëndinë që vjen tek ne. Jezu Krishti e shpalli qëllimin e ardhjes së tij, “që të keni jetë me bollëk.” Ai erdhi të na jepte një jetë të përjetshme me Të, atyre që i besojnë Atij.
2. Jezusi tha se ishte Perëndi. Asnjë figurë kyçe e feve botërore nuk ka pretenduar se ishte Perëndi.
3. Jezusi jetoi një jetë të përsosur dhe e tregoi hyjninë e Tij në mrekullitë që bëri…në shërimin e të verbërve, qetësimin e stuhisë në det, në ringjalljen e njerëzve, në sigurimin e ushqimit për mijëra njerëz sa hap e mbyll sytë. Fetë botërore kanë drejtues që japin mesazhe interesante, por asnjë prej tyre s’ka shfaqur fuqi të mbinatyrshme si Jezusi. Jezusi tha: “Besomëni kur ju them se unë jam në Atin dhe Ati është në mua: ose të paktën besoni për shkak të mrekullive.”
4. Në shumë fe botërore njerëzit e godasin veten me kamzhik si ndëshkim për mëkatet e tyre apo si një ritual vetë-sakrifikimi. Jezusi na ofron falje për shkak se Ai si Perëndi, pagoi për mëkatet tona. “Perëndia e tregoi dashurinë e Tij ndaj nesh, në atë që kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” Në kryq, Jezusi mbarti gjithë mëkatet tona dhe pagoi për to.
5. Jezusi u ringjall nga vdekja tri ditë pasi u kryqëzua. Shume fe flasin për rimishërimin. Jezusi, në shumë raste, u tha të tjerëve se do të kryqëzohej dhe se pas tri ditësh do të ringjallej. Jezusi donte që ta vërtetonte publikisht, pa kurrfarë dyshimi hyjninë e Tij. Autoritetet Romake ishin në dijeni të kësaj dhe për këtë arsye vendosën roje jashtë varrit të Jezusit, dhe vunë edhe një vulë me mbishkrim romak që i paralajmëronte njerëzit të qëndronin larg varrit. Megjithatë, pas tri ditësh trupi i Jezusit nuk gjendej aty, Jezusi iu shfaq më shumë se 500 njerëzve. Asnjë fe botërore nuk pretendon që figura qëndrore e fesë së tyre, u ringjall nga të vdekurit dhe as nuk kanë thënë kurrë që do të ringjalleshin.
6. Mesazhi i Biblës është unik. Nuk është një përmbledhje poetike idesh të pakuptimta. Bibla na shfaq Perëndinë dhe planin e Tij për jetët tona. Na tregon në formë të shkruar që diçka në histori, nuk shkoi siç duhej dhe që marrëdhënia që kishim me Perëndinë, u prish. Ajo na tregon sesi ta rivendosim atë marrëdhënie dhe të mirat e këtij veprimi. Për të parë një përmbledhje të asaj që paraqet Bibla, shkoni tek: A keni dëgjuar për Katër Ligjet Shpirtërore ?
Këto s’janë veçse disa nga ndryshimet në lidhje me figurën e Jezusit Krishtit. Për më shumë informacion rreth feve në botë, ju lutem shihni artikullin Lidhja me Hyjnoren.
► | Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë |
► | Kam një pyetje... |