Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Si është parajsa? A ka vërtet parajsë?

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

Pyetje: “A ka vërtet parajsë? Si është dhe ku është ajo? A do t’i takoj miqtë dhe familjarët që kanë vdekur?”

Përgjigjia jonë: Po, ka vërtet parajsë sipas Biblës. Parajsa e tanishme ka një dimension tjetër dhe nuk mund të shihet nga njerëzit nëse Perëndia nuk ua zbulon, gjë që Ai e ka bërë me disa nga profetët e Tij (Isaia 6; Ezekieli 1; Danieli 7:9-10; 2 Korintasve 12:1-4; Zbulesa 1, 4-5). Perëndia është në fron në parajsën ekzistuese dhe Bibla thotë se Jezusi, Qengji i Perëndisë, është i ulur në të djathtën e Atit në atë fron, derisa të kthehet për të gjykuar tokën dhe të vendosë mbretërinë e Tij në tokë.

Ajo që shumica e njerëzve e quajnë “parajsë” është në fakt një qytet i përjetshëm që Bibla e quan “Jerusalemi i ri” (Zbulesa 21:2). Ky do të jetë një qiell i ri, sepse qielli i parë dhe toka e parë do të kenë shkuar (Zbulesa 21:1). Qyteti i përjetshëm përshkruhet kështu:

“Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe Ai do të banojë me ta; dhe ata do të jenë populli i Tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi i tyre. Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan. Dhe Ai që rrinte mbi fron tha, “Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja!” (Zbulesa 21:3-5)

Dhe qyteti nuk ka nevojë as për diell, as për hënë që të ndriçojnë në të, sepse lavdia e Perëndisë e ndriçon atë, dhe llampa e tij është Qengji. (Zbulesa 21:23)

Jerusalemi i ri do të jetë banesa e përjetshme e popullit të Perëndisë. Për këtë vend Bibla thotë se në të “nuk do të hyjë asgjë e papastër dhe askush që kryen neveri e gënjeshtër, por vetëm ata që janë shkruar në librin e jetës të Qengjit” (Zbulesa 21:27).

Ne na thuhet se të gjithë njerëzit do të ringjallen në trupa dhe do të dalin para fronit të gjykimit të Krishtit (Zbulesa 20:11-13). Megjithëse Jezusi erdhi në fillim si Shpëtimtar në tokë, tani Ai do të jetë Gjykatësi. Ata, emrat e të cilëve nuk gjenden në librin e jetës së Qengjit, do të flaken në liqenin e zjarrtë (Zbulesa 20:14-15).

Ideja se të gjithë do të shkojnë në parajsë dhe do t’i shohin të afërmit e tyre nuk është fare biblike. Përkundrazi, Jezusi tha se ata që besojnë në Të do të gjejnë jetë, sepse “askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6). Te Zbulesa 7:9 na thuhet se në qiell do të ketë një turmë të madhe njerëzish nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb që do të kenë jetën e përjetshme për shkak të besimit të tyre në Jezusin. Për ata që nuk kanë dëgjuar kurrë për Jezusin, ka të ngjarë që ata që e kanë përulur veten para Perëndisë dhe i janë përgjigjur pozitivisht çfarëdo zbulese që Ai u ka dhënë, do të jenë me Perëndinë në përjetësi. Ata që e kanë hedhur poshtë Perëndinë nuk do të jenë me Të.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More