Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Pse vdiq Jezusi?

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

Pse ndodhi kryqëzimi? Pse duhej që Jezusi të vdiste për ne?

Drejtuesit fetarë e kryqëzuan Jezusin për blasfemi – sepse pretendonte se ishte Perëndia. Për këtë ata e dënuan Atë me vdekje. Por, a ishin ata vërtetë në kontroll të situatës?

Vetëm disa javë përpara kësaj, Llazari, një shok i Jezusit, kishte qenë katër ditë i vdekur. Gjithsesi Jezusi e ringjalli atë sërish në sy të njerëzve. Ai shëronte çdo sëmundje, cdo lëngatë… madje edhe ata që ishin të verbër që prej lindjes ose ata që nuk kishin mundur të ecnin kurrë. Jezusi kishte kryer mrekulli pas mrekullie. Pikërisht disa çaste para kryqëzimit të Tij ata thoshin, “Ja, bota shkon pas Tij,”1 për shkak të mrekullive. Këto mrekulli vërtetonin hyjninë e Tij dhe barazinë e Tij me Atin, të Cilit i referohej aq shpesh. Ai kishte fuqi absolute.

Nën dritën e kësaj, nuk ishin rrahja me kamxhik, gjembat mbi kokën e Tij, gozhdat në kyçet dhe këmbët e Tij ato që e vranë Atë. As asfiksia e ngadaltë në kryq. Jezusi mund të zbriste kur të donte nga kryqi.

Jezusi zgjodhi Vetë të vdesë.

Ai ishte shumë i qartë për këtë gjë. Jezusi pati thënë se Ai po zgjidhte Vetë ta jepte jetën e Tij për ne. Jezusi tha, “Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo; të japë jetën e vet për miqtë e tij.”2 Po, pse?

Sepse Ai pa zemrat tona, veprimet tona, dhe na pa si të sëmurë, nevojtarë, të dobët, mëkatarë, të verbër e të humbur. Dhe kjo ishte pikëpamja e deklaruar e Jezusit për ne, një pikëpamje e cila nuk na pëlqen. Por duhet të shohim edhe veprimet e Tij në lidhje me këtë. Nuk bëhet fjalë për gjykim të distancuar ose të padrejtë. Ai i shihte jetët tona si jetë që nuk funksiononin siç duhet. Që nuk jetonim në plotësi ose që jetonim jashtë mirësisë që Ai pati krijuar për ne.

Dhe, Ai na pa si në rrezik për vdekjen e përjetshme të ndarë prej Tij. Që nuk do të përjetonim kurrë jetën e përjetshme. Ai na pa si të shkëputur prej Tij për shkak të mëkatit tonë. Dhe Ai zgjodhi t’u përgjigjet nevojave tona.

Pavarësisht nëse ne i ishim mirënjohës ose jo. Pavarësisht nëse e kuptonim ose jo nevojën tonë për këtë. Ai mori dënimin me vdekje, të cilin Ai beson se ne e meritojmë, dhe e pagoi Vetë. Këto nuk janë veprimet e dikujt të cilit nuk i intereson.

Duke besuar se kishim nevojë të shpëtoheshim, kishim nevojë të faleshim, Ai bëri gjëra të papara për ne. Në kryq, Jezusi nuk vuajti dhe vdiq thjesht si një simbol dashurie. Kjo ishte e nevojshme, sipas Tij. Ose do të vdisnim ne, përjetësisht të ndarë prej Tij për shkak të mëkatit tonë, ose do të vdiste Ai, në mënyrë që të mos vdisnim ne. Në këtë mënyrë ne mund të ishim të falur. Vetëm kështu mund ta njihnim Atë, përjetësisht.

Duke përshkruar këtë, Bibla thotë, “…mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë. Por Perëndia e tregon dashurinë e Tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.”3

Disa orë para kryqëzimit të Tij, plotësisht i vetëdijshëm për kryqëzimin e tij të menjëhershëm si dhe për ringjalljen, Jezusi e deklaroi qëllimin e Tij teksa i fliste Atit të Tij: “që bota të njohë që Ti më ke dërguar dhe që i ke dashur, ashtu si më ke dashur Mua.”4

Kjo nxjerr në pah pyetjen e zymtë: a kishim nevojë të faleshim ne? Çfarë pa Jezusi në ne që ne nuk e shohim? Ai zgjodhi të shkonte në kryq, të torturohej e të vdiste për ne. Pse ishte e nevojshme kjo?

Ndoshta Ai shikon atje ku ne nuk mundemi; zemërimin, urrjejtjen tonë; mungesën tonë të durimit dhe qortimet lënduese, dhe veprimet tona. Ne mëkatojmë kundër të tjerëve, dhe ndonjëherë të tjerët mëkatojnë kundër nesh. Ne nuk jetojmë sipas mirësisë për të cilën na krijoi Perëndia. Ne nuk jetojmë as në lartësi të standarteve tona, e jo më në lartësi të standarteve të Perëndisë. Nëse tregohemi të sinqertë, ka raste që i neveritemi vetes me gjërat që bëjmë. Kështu që çfarë mund të shohë një Perëndi përsosmërisht i shenjtë?

Po për sa i përket këmbënguljes tonë që të mos e duam Atë dhe që të mos duam që Ai të ndërhyjë në jetët tona?

Pse nuk zgjodhi Ai që thjesht të largohej prej nesh? Pse nuk hoqi dorë?

Në vend që të na braktiste, të na linte në pasojat e mëkatit tonë, përkundrazi, Ai erdhi drejt nesh. Ai hyri në botën tonë. Ai mori dënimin për mëkatin tonë dhe vuajti Ai Vetë vdekjen tonë.

“Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së Tij të madhe me të cilën na deshi, edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit).”5

A nuk mundej Ai që thjesht ta anashkalonte mëkatin tonë, ose të na e falte atë thjesht me një fjalë? Kjo na duket e mundshme ne, por Ai tha se mëkati ynë ishte tepër i rëndë për t’u anashkaluar kaq lehtë. Serioziteti i mëkatit tonë dhe dashuria e Tij për ne, kërkonin që të ndërmerrej një veprim i tillë.

Ne të gjithë e përjetojmë dhimbjen që vjen kur falim dikë. Sa më i madh të jetë mëkati i dikujt ndaj nesh, aq më e dhimbshme është ta falësh atë person. Jezusi dëshiron të na falë përjetësisht në një mënyrë të thellë. Ai dëshiron që ne të falemi plotësisht, tërësisht. Ai dëshiron që ne të dimë se Ai do të na pranojë plotësisht dhe se mëkati ynë nuk ka pse të jetë më një mur midis nesh dhe Tij. “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezus Krishtin, Zotin tonë.”6

Ai vuajti dhe vdiq për mëkatin tonë, pastaj u ringjall nga të vdekurit pas tri ditësh, duke e mposhtur gjithçka që ndodhi. Ai nuk frikësohet nga mëkati apo nga vdekja. Dhe Ai dëshiron që ne të përjetojmë të njëjtën gjë përmes Tij. Na takon ne të vendosim nëse duam ta pranojmë faljen që ofron Ai, duke iu afruar Atij, duke i kërkuar të na falë dhe të hyjë në jetët tona.

Gjoni e shpreh mirë këtë gjë në Bibël, – “Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perëndia është dashuri; dhe Ai që qëndron në dashuri qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të. Në këtë dashuria u përsos në ne (që të kemi guxim në ditën e gjyqit); sepse sikurse është Ai, po kështu jemi edhe ne në këtë botë.”7

Lutja e Jezusit pikërisht para vdekjes së Tij: “O Atë i drejtë, bota nuk të ka njohur, por Unë të kam njohur; dhe këta [ndjekësit e Jezusit] e kanë njohur se Ti më ke dërguar. Dhe Unë i kam bërë të njohin emrin Tënd dhe do të bëj ta njohin akoma, që dashuria, me të cilën Ti më ke dashur Mua, të jetë në ta dhe Unë në ta.”8

A do të donit ta ftonit Jezus Krishtin në jetën tuaj pikërisht tani? Ja si mund ta bëni këtë.

“Jezus, unë të kërkoj të vish në jetën timë. Fale mëkatin tim. Të falenderoj që vdiqe në kryq për mua. Drejtoje jetën time si të dëshirosh Ti. Të falenderoj që ke ardhur që tani në jetën time për të më dhënë një marrëdhënie me Ty. Amen.”

 Sapo e ftova Jezusin në jetën time (këtu do të gjeni informacion të dobishëm)...
 Mbase dëshiroj ta ftoj Jezusin në jetën time, ju lutem ma shpjegoni këtë më qartë...
 Kam një pyetje...

Refenca: (1) Gjoni 12:19 (2) Gjoni 15:13 (3) Romakëve 5:7,8 (4) Gjoni 17:23 (5) Efesianëve 2:4,5 (6) Romakëve 6:23 (7) 1 Gjonit 4:16,17 (8) Gjoni 17:25,26

TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More