Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

A është Zoti i vërtetë?

Shkenca jep arsye të mjaftueshme për të besuar tek Zoti. Po pse është e rëndësishme ADN-ja?

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

Filozofi britanik, Dr. Antony Flew, ishte një nga zërat kryesor të ateizmit, i përfshirë aktivisht në lloj lloj debatesh. Megjithatë, zbulimet shkencore gjatë 30 viteve të fundit e sollën atë në një përfundim që nuk mund ta shmangte dot. Në një intervistë që ai dha në dhjetor 2004 deklaroi, "Super-inteligjenca është i vetmi shpjegim i mirë për origjinën e jetës dhe kompleksitetin e natyrës."1 Vendimtare në përfundimin e tij ishin zbulimet e ADN-së. Ja pse :

ADN-ja në qelizat tona është shumë e ngjashme me një program kompjuterik të ndërlikuar.

Në foton në të majtë, shihni se një program kompjuterik përbëhet nga një seri me një dhe zero (të quajtur kod binar). Sekuenca dhe renditja e këtyre njëshave dhe zerove është ajo që e bën programin kompjuterik të funksionojë siç duhet.

Programimi i Kompjuterit:
Photo of binary code computer programming in defined order, just like God has ordered the design of the human body and universe.
Kodi i ADN-së:
Photo of DNA chemicals CGTA in ordered rows, much like computer binary code, to show that God designed DNA in the human body.

Në të njëjtën mënyrë, ADN-ja përbëhet nga katër kimikate, të thëna shkurt si shkronjat A, T, G dhe C. Ashtu si njëshat dhe zerot, këto shkronja janë të renditura në qelizën e njeriut si ky shembull: CGTGTGACTCGCTCCTGAT dhe kështu me radhë. Rendi në të cilin janë rregulluar udhëzon veprimet e qelizës.

Ajo që është e mahnitshme është se brenda hapësirës së vogël të çdo qelize në trupin tuaj ekziston ky kod, i cili është i gjatë tre miliardë shkronja!!2

Për të kuptuar sasinë e informacionit të ADN-së në një qelizë, "një lexim i drejtpërdrejtë i atij kodi me një shpejtësi prej tre shkronjash në sekondë do të merrte tridhjetë e një vjet, edhe nëse leximi do të vazhdonte ditë e natë."3 Prit, ka edhe më shumë…

Është përcaktuar se 99.9% e ADN-së tuaj është e ngjashme me përbërjen gjenetike të të gjithëve njerëzve në tokë.4 Ajo që është unike tek ju, vjen në ndryshimin fraksional në mënyrën se si ato tre miliardë shkronja renditen njëra pas tjetrës në qelizat tuaja.

Qeveria është në gjendje të identifikojë të gjithë në vendin tonë me rregullimin e një numri dhjetëshifror të id. Megjithatë, brenda çdo qelize në ju është një strukturë e ADN-së me tre miliardë shkronja që ju përket vetëm juve. Ky kod ju identifikon dhe udhëzon vazhdimisht sjelljen e qelizave tuaja.

Ju mund të shihni pse ADN-ja është e rëndësishme

Dr. Francis Collins, drejtor i Projektit të Gjenomit Njerëzor (që përcaktoi strukturën e ADN-së njerëzore) tha se dikush mund të "mendojë ADN-në si një skenar udhëzues, një program softueri, i ulur në bërthamën e qelizës."5

Perry Marshall, një specialist i informacionit, komenton implikimet e kësaj. "Nuk ka ekzistuar kurrë një program kompjuterik që nuk është i krijuar... [ose që është] një kod, ose një program, apo një mesazh i dhënë përmes një gjuhe, gjithmonë ka një mendje inteligjente pas tij."6

Ashtu siç bëri pyetjen ish-ateisti Dr. Antony Flew, është legjitime të pyesim veten në lidhje me këtë kod prej tre miliardë shkronjash që udhëzon qelizën...kush e shkroi këtë kod? Kush e vendosi këtë kod pune, brenda qelizës?

Photo of message written in the sand on a beach to illustrate God's pecific, organized, planned messages in DNA, pointing to his existence.Është si të ecësh përgjatë plazhit dhe shikon në rërë, "Miri e do Mirën". E dini që valët që rrokullisen në plazh nuk e formuan atë -- një person e shkroi atë. Është një mesazh i saktë. Është komunikim i qartë. Në të njëjtën mënyrë, struktura e ADN-së është një skenar kompleks, me tre miliardë shkronja, që informon dhe drejton procesin e qelizës.

Si mund të shpjegohet ky mesazh, kodim, që qëndron në menyrë të sofistikuar në qelizat tona?

Më 26 qershor 2000, Presidenti Clinton përgëzoi ata që përfunduan renditjen e gjenomit njerëzor. Presidenti Clinton tha: "Sot ne po mësojmë gjuhën në të cilën Zoti krijoi jetën. Ne po mahnitemi dhe më shumë për kompleksitetin, bukurinë, mrekullinë e dhuratës më hyjnore dhe më të shenjtë të Zotit."7 Dr. Francis Collins, drejtor i Projektit të Gjenomit Njerëzor, e pasoi Klintonin në podium duke deklaruar: "Është përulëse për mua dhe frymëzuese për të kuptuar se ne kemi kapur pamjen e parë të librit tonë të udhëzimeve, të njohur më parë vetëm për Zotin."8

Kur shikojmë strukturën e ADN-së brenda trupit të njeriut, nuk mund t'i shpëtojmë pranisë së dizajnit inteligjent (super inteligjent).

Sipas Biblës (e cila është në vetvete tepër komplekse) Zoti nuk është vetëm Autori i ekzistencës sonë, por ai është Marrëdhënia që e bën ekzistencën tonë vërtet kuptimplote. Të gjitha gjërat e paprekshme në jetën tonë që i dëshirojmë……forca të mjaftueshme për çdo situatë, gëzim, urtësi dhe duke ditur se jemi të dashur... Vetëm Zoti na i jep këto teksa e dëgjojmë dhe i besojmë. Ai është udhërrëfyesi ynë më i madh dhe më i besueshëm në jetë. Ashtu si ai ka krijuar ADN-në për të udhëzuar qelizën, ai na ofron të na udhëzojë që të funksionojmë mirë në jetën tonë, për lavdinë e tij dhe për hirin tonë, sepse ai na do.

Pse është e rëndësishme ADN-ja? Është një provë më shumë për Zotin. Ai projektoi trupat tanë. Atij mund t'i besohet gjithashtu për të hartuar jetën tuaj. A keni filluar ndonjëherë një marrëdhënie me Zotin? Këtu shpjegohet se si mundeni: Si ta njohim Zotin personalisht.

Për prova të mëtejshme që kërkoni për tju përgjigjur pyetjes: "A është Zoti i vërtetë?" ju lutem shikoni A ekziston Perëndia?

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...

Refenca: (1) Healthy-elements.com/atheists.html (2) Francis S. Collins, director of the Human Genome Project, The Language of God, (Free Press, New York, NY), 2006, p 1. (3) Ibid. (4) Ibid, p 125. (5) Ibid, p 102. (6) Perry Marshall, information engineer, cosmicfingerprints.com. (Other concepts in this article also may be attributed to Perry Marshall.) (7) Francis S. Collins, The Language of God, p 2. (8) Ibid, p 3.

TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More