Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Një shkencëtar i jep dëshmi për Perëndinë

Shih artikullin: A ekziston Perëndia?

Dr. Francis Collins, drejtor i Projektit të Gjenomit Njerëzor. I përdorur me leje nga Forumi Veritas (www.Veritas.org).

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF
 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...

Permbajtja e videos në tekst:

Supozoni se konstantja gravitacionale të ishte pak më e dobët se sa është.

Epo, çuditërisht, nëse do të ishte vetëm një pjesë nga dhjetë deri në katërmbëdhjetë herë më e dobët se vlera e saj aktuale, se pas shpërthimit të Big Bengut nuk do të kishte pasur forcë gravitacionale të mjaftueshme për të rezultuar në bashkimin e yjeve, galaktikave, planetëve dhe neve. Do të kishte qenë ky univers pafundësisht i shpërndarë bosh, sterile pa mundësinë e diçkaje si jeta.

Nëse konstanta gravitacionale do të ishte pak më e fortë, atëherë gjithçka do të bashkohej pak më shpejt dhe Big Bang do të pasohej nga një Big Përplasje e Madhe. Jo një pamje e bukur, sepse na duhej koha e mjaftuar sigurisht që të shfaqet jeta. Dhe ajo kohë nuk do të ishte mjaft.

Pra, këtu ju keni një rrethanë vërtet interesante ku kjo konstante, e cila mund të kishte pothuajse çdo vlerë që mund të imagjinoni, ndodh të ketë vlerën ekzakte, me një tolerancë shumë të ngushtë në të vërtetë, që e bën jetën të mundur.

Dhe kjo është vetëm një nga rreth pesëmbëdhjetë konstante të tilla, të cilat, nëse ndërhyni në to, rezultojnë në një univers që nuk është i aftë të mbajë asnjë lloj forme jete. Nuk po flas vetëm për jetën siç e njohim ne, por çdo gjë që përfshin kompleksitet brenda.

Dhe kjo duket të jetë një sfidë e thellë për ateistin e rreptë. Megjithëse ka një rrugëdalje prej saj. Pra, më lejoni t'ju them se cila është rruga për të dalë.

Në thelb ju keni dy opsione këtu. Para së gjithash, nuk mund të thuash se kjo e gjitha është thjesht një rastësi. Është tepër e paimagjinueshme që të jetë thjesht një rastësi. Pra, ose, ekziston një seri e pafund universesh paralele atje jashtë, që ne nuk mund t'i masim, që kanë vlera të ndryshme të këtyre konstanteve, dhe natyrisht ne duhet të jetojmë në atë ku jeta është e mundur ose nuk do të ishim këtu duke pasur këtë bisedë.

Ose, ju duhet të thoni se ato konstante në fakt ishin vendosur me qëllim. Tani cili nga këto përfundime kërkon më shumë besim?

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More