Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Të drejtat e Grave

Në kontrast të plotë me kulturën e Lindjes së Mesme, ja se si Jezusi mbrojti të drejtat e grave

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

nga Marilyn Adamson

Jezu Krishti jetoi 2000 vjet më parë, në Izraelin e sotëm. Perspektiva e tij ndaj grave binte krejtësisht kundër kulturës së tij të Lindjes së Mesme si atëherë edhe tani.

Gratë shpesh trajtoheshin si pronë. Rabinët hebrenj e fillonin çdo mbledhje në tempull me fjalët: "I bekuar je, o Zot, sepse nuk më bëre grua".

Një grua nuk mund të divorcohej kurrë nga burri i saj. Megjithatë, një burrë mund të divorcohej nga gruaja e tij për çfarëdo arsye dhe ai nuk kishte asnjë detyrim që të kujdesej financiarisht për të. I shoqi thjesht do i jepte asaj një letër divorci dhe ajo do largohej nga ai.

Gratë shpesh shiheshin si inferiore ndaj burrave, të përjashtuara nga jeta publike fetare dhe rrallëherë mësonin Torën, madje edhe privatisht.

Jezusi sfidoi normat kulturore ndaj grave, vazhdimisht

Ai shëronte dhe bënte mrekulli si për gratë ashtu edhe për burrat. Ai mësoi burra dhe gra. Nuk kishte rëndësi se cilat ishin kredencialet e tyre fetare, pozita e tyre shoqërore apo mënyra e jetesës. Ai i donte njerëzit dhe ndërvepronte me ta në një mënyrë shumë mikpritëse, si për burrat ashtu edhe gratë. Këtu përfshiheshin hajdutët, prostitutat, lebrozët, gra të klasës së ulët shoqërore.

Autori Philip Yancey komenton: "Për gratë dhe njerëzit e tjerë të shtypur, Jezusi e ktheu me kokë poshtë urtësinë e pranuar të kohës së tij. Sipas studiuesit biblik Walter Wink, Jezusi i shkeli zakonet e kohës së tij në çdo takim me gratë që është regjistruar në katër Ungjijtë."1

Mijëra njerëz ndoqën Jezusin, disa për mësimet e tij dhe shumica për shkak të mrekullive që ai po bënte mes tyre, duke shëruar të sëmurët e tyre. Udhëheqësit fetarë irritoheshin gjithnjë e më shumë nga popullariteti i Jezuit. Dhe kështu ata dolën me një plan.

Ligji i tyre kërkonte që të vriteshin me gurë çdo grua që kapej në tradhti bashkëshortore. (Asnjëherë burri, gjithmonë gruaja.) Ata gjetën një grua të tillë, nxitën një turmë dhe e tërhoqën zvarrë para Jezusit. Aty ajo qëndronte e vetme, e ekspozuar, duke pritur. Turma që e rrethonte ishte e pajisur mirë, gati për ta vrarë me gurë.

Të gjithë e kishin dëgjuar mësimin e Jezusit për dashurinë dhe mirësinë, nevojën për të falur njëri-tjetrin.

Nxitësit fetarë të kësaj turme i thanë Jezusit me zë të lartë: "Mësues, kjo grua u kap duke shkelur kurorën. Në ligj, Moisiu na urdhëroi t'i vrisnim me gurë gra të tilla. Tani çfarë thua?".

Ata e kishin vendosur Jezusin në një situatë të pafavorshme

Nëse i jepte mëshirë, do të thoshte se i shkeli syrin tradhtisë bashkëshortore dhe armikut të ligjit të tyre moral. Nëse Jezusi do thoshte vriteni me gurë, atëherë të gjitha mësimet e tij rreth mëshirës dhe faljes anuloheshin.

Jezusi u përkul dhe filloi të shkruante në tokë me gisht. Ata vazhduan ta shtynin. Jezusi u drejtua dhe u tha atyre: ''Nëse dikush nga ju është pa mëkat, le të jetë i pari që do t'i hedhë gurin''. Përsëri u përkul dhe shkroi në tokë.

Një nga një ata u larguan, "duke filluar nga më i moshuari" derisa mbeti vetëm Jezusi me gruan. Jezusi e pyeti atë,

"Grua, ku janë ata, a të ka dënuar njeri?"
"Askush, zotëri," tha ajo.
"As unë nuk ju dënoj," tha Jezusi. “Shko dhe mos mëkato më.”2

Kjo nuk kishte ndodhur kurrë. Mund ta imagjinoni sa e mahnitur ishte ajo? Ajo do vazhdonte të jetonte. Dhe ajo është e lirë të shkojë. Jezusi e dinte se një ditë së shpejti, në kryq, ai do të paguante dënimin për tradhtinë bashkëshortore të saj, për urrejtjen e turmës dhe për arrogancën e pashpirt të udhëheqësve fetarë. Mëkatet e gjithë botës do të binin mbi të, ndërsa ai fitoi faljen tonë.

Megjithëse ishte Zoti, i vetmi me të drejtën për ta gjykuar atë, ai mundi t'i thoshte sinqerisht kësaj gruaje: “As unë nuk të dënoj. Shko dhe mos mëkato më.”

Jezusi tha se ai nuk erdhi për të gjykuar, por erdhi për të kërkuar dhe për të shpëtuar të humburit. Ai është Shpëtimtari ynë. Ai ndryshon jetën e atyre që e njohin. Ashtu si kjo grua tjetër…

Ajo ishte një samaritane, një prejardhje etnike e konsideruar inferiore nga hebrenjtë. Jezusi ishte një izraelit. Ja çfarë ndodhi.

Jezusi po pushonte pranë një pusi popullor ku i gjithë komuniteti vinte për të nxjerrë ujin e tyre. Ishte koha më e nxehtë e ditës, një kohë kur askush nuk vinte për të mbushur ujë. Por një grua u shfaq, duke shpresuar që të mos shihte askënd ose të shihej. Ajo ishte martuar dhe divorcuar pesë herë, tani jetonte me një burrë të gjashtë. Këtë herë, duke anashkaluar martesën. Çfarë rëndësie do të kishte? Ajo ka të ngjarë të shihej me përbuzje të plotë nga njerëzit në fshatin e saj.

Ajo mësoi si të shmangë turpin, të shmangë njerëzit, të menaxhojë jetën e saj.

Jezusi i dinte të gjitha këto për të dhe e njihte zemrën e saj. Ai pa nevojën e saj për shumë më tepër sesa për ujë fizik. Ajo kishte nevojë për ujë për shpirtin e saj.

Edhe pse judenjtë nuk folën kurrë me samaritanët, Jezusi i tha asaj: “Kushdo që pi nga ky ujë do të ketë përsëri etje, por kushdo që pi nga uji që do të jap unë, nuk do të ketë më kurrë etje. Uji që unë do të jap do të bëhet në të një burim uji që buron në jetën e përjetshme.”3

Ata folën pak, dhe ajo jo vetëm që besoi në të, por vrapoi përsëri në fshatin e saj, foli me njerëzit nga të cilët u fsheh, duke i bindur ata të vinin të dëgjonin Jezusin…që ata bënë! Jezusi e ndryshoi jetën e saj të turpit në gëzim. Në çdo takim me gratë, ai ndryshonte jetën e tyre.

Ndoshta shfaqja më e mahnitshme e nderimit të grave nga Jezusi ndodhi pas ringjalljes së Jezusit nga të vdekurit. Jezusi u rrah rëndë, kyçet e duarve dhe këmbët u gozhduan në një kryq derisa vdiq. Ai u varros në një varr. Dhe ditën e tretë, Jezusi u largua nga varri dhe u kthye në jetë, fizikisht, ashtu siç tha se do të bënte. Njerëzit e parë me të cilët foli Jezusi pas ringjalljes së tij ishin gratë.

Kjo është regjistruar në të katër ungjijtë. Kjo është e jashtëzakonshme. Gratë kishin aq pak qëndrim në atë kulturë. Ata nuk kishin autoritet fetar apo ligjor si zëdhënës. Megjithatë, Jezusi u dha atyre rolin që të ishin të parët që i informonin të tjerët për ringjalljen e tij.

Jo vetëm gratë, por të gjithë njerëzit. Jezusi na fton të besojmë në të, të falemi plotësisht për të gjitha mëkatet tona, të fillojmë një marrëdhënie me Perëndinë.

Për më shumë rreth kësaj teme, referoju dhe artikullit : Kush është Jezui

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...

Refenca: (1) Philip Yancey; The Jesus I Never Knew, fq. 154, Zondervan Publishing House (2) Gjoni 8:4-11 (3) Gjoni 4:13,14

TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More