Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

A është Jezusi e vetmja rrugë?

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

Pyetje: “Krishtërimi është ‘i duhuri’ – a nuk është kjo diçka naive?”

Përgjigjia jonë: Ne kemi një artikull kryesor që trajton dallimet madhore midis feve të ndryshme të botës. Mësimet e Jezu Krishtit krahasohen me këto besime botërore. Ju lutem shihni Lidhja me Hyjnoren. Po ashtu shikoni artikujt në seksionin e dytë të faqes sonë Të Njohësh Zotin.

A është naive? Jo nëse është e vërtetë. Jezusi that se Ai ishte Udha, e Vërteta dhe Jeta (Gjoni 14:6). Ose po thoshte të vërtetën ose po gënjente. Nëse po thoshte të vërtetën, nuk është naivitet të bish dakord me Të.

Ndjekësit e Krishtit supozohen se janë përgjithësi nga hemisfera perëndimore. Megjithatë, Jezusi filloi në Lindjen e Mesme dhe u përhaq që andej në të gjithë rruzullin. Ka shumë besimtarë në Afrikë dhe Azi. Për momentin, kisha më e madhe e krishterë në botë është në Korenë e Jugut.

Besimi i Krishterë nuk thjesht një gjë perëndimore, pavarësisht se skeptikët dhe antagonistët pëlqejnë ta portretizojnë kështu. Bibla na tregon se shumë besimtarë të cilët do të jenë në parajsë do të jenë nga çdo fis dhe popull, komb dhe gjuhë (Zbulesa 7:9), dhe se Jezusi vdiq për mëkatet e njerëzve nga çdo fis, komb, popull dhe gjuhë (Zbulesa 5:9).

Nëse Jezusi është në fakt Perëndi, sikurse tha, dhe u ngrit prej së vdekuri si dëshmi, atëherë Ai na ka dhënë arsye të forta për të besuar në Të. (shih Përtej besimit të verbër). Ai nuk po kërkon për një besim naiv, por për një besim të mirëinformuar në Të. Dhe ata të cilët do të besojnë në Jezusin marrin një jetë me bollëk, drejtim në jetë, paqe me Perëndinë, dhe jetë të përjetshme. Zor të thuash një vendim sa për të kaluar radhën.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More