Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Kush

Shënim: ky artikull pason artikullin me titull Diçka-ja ka ekzistuar.

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

Ekziston një “Diçka e Përjetshme”. “Diçka” ka ekzistuar gjithnjë. “Diçka” nuk ka fillim. Në qoftë se kjo “Diçka” ka ndonjë nevojë, Ajo mund t’i përmbushë ato nevoja për Veten. Nuk ka nevojë për asgjë tjetër që të ekzistojë. Dhe Ajo nuk mund të prodhojë një të barabartë ekzakte apo një tjetër që është më e madhe. Çdo gjë që prodhohet nuk është e përjetshme. Prandaj, “Diçkaja e Përjetshme” nuk mund të prodhojë “Diçka të Përjetshme”. Do të jetë gjithnjë më e madhe se çdo gjë tjetër që ekziston.

Tani, a mund të ishte shumës kjo “Diçka e Përjetshme”. Le të themi se fillimisht kishte pesë “Diçka të Përjetshme”. Megjithatë, nëse do të ishte kështu, këto të pesta do të ishin ekzaktësisht të njëjta përsa i përket kohës dhe fuqisë. Të gjitha të paprodhuara, të gjitha të përjetshme, të gjitha të afta të bëjnë çfarëdo që është e mundur për t’u bërë. Sërish, kjo na tregon se cilësia, jo sasia, është në të vërtetë çështja.

Pra, çfarë dimë për “Diçkanë (Diçkatë) e Përjetshme”? Nuk është e vetme, sepse “Diçka Tjetër” ekziston. Ju, për shembull. Tani, mund të pyesni veten, a jeni ju “Diçkaja e Përjetshme”, apo një nga “Diçkatë e Përjetshme”? Nëse jeni ju, atëherë ju nuk keni asnjë fillim, asnjë nevojë të cilën ju vetë të mos e përmbushni, dhe çdo gjë që ka mundësi të bëhet, mund të bëhet nga ju. A jeni ky, ju? Nëse jo, atëherë jeni me të vërtetë “Diçka Tjetër”, jo “Diçkaja e Përjetshme” apo një nga “Diçkatë e Përjetshme”.

Le t’i kthehemi dhomës sonë të madhe, të zezë dhe të zbrazët. Le të themi se një molekulë hidrogjeni dhe një molekulë azoti janë në dhomë. Për hir të argumentit, le të themi se këto janë “Diçkatë e Përjetshme”. Ato kanë ekzistuar gjithnjë. Çdo gjë që mund të bëhet, Ato mund ta bëjnë.

Kështu, Ato vendosin të prodhojnë “Diçkanë Tjetër”, sepse Ato janë gjërat e vetme që ekzistojnë në dhomë. Por prit, a mund të vendosin ndonjë gjë hidrogjeni apo azoti? Mirë pra, që Ato të jenë “Diçkaja e Përjetshme”, Ato DUHET të kenë aftësinë për të marrë një vendim.

Mendo për këtë. “Diçkaja e Përjetshme” duhet të zgjedhë të ndryshojë gjërat. “Diçkaja e Përjetshme” është e përjetshme. Ajo ka ekzistuar gjithnjë e pavarur nga diçka tjetër. Çka është më e rëndësishmja, vetëm Ajo ka ekzistuar gjithnjë. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se asnjë ngjarje nuk mund të ndodhë pa pohimin e “Diçkasë së Përjetshme”.

“Diçkaja e Përjetshme” është gjithçka ekziston, pikë. Prandaj, e vetmja gjë në ekzistencë që mund të ndryshojë vetminë e “Diçkasë së Përjetshme” është Vetë “Diçkaja e Përjetshme”. Nuk mund të ketë asnjë forcë të jashtme jashtë “Diçkasë së Përjetshme”, sepse “Diçkaja e Përjetshme” është gjithçka që ekziston.

Prandaj, nëse një molekulë hidrogjeni dhe një molekulë azoti janë “Diçkatë e Përjetshme”, asnjë forcë e jashtme nuk mund t’i drejtojë Ato. Ato janë gjithçka që ekziston. Ato janë e vetmja forcë që ekziston.

Si të vetmet forca në ekzistencë, janë vetëm Ato të cilat mund të ndryshojnë vetminë e Tyre. Nuk ka asgjë në ekzistencë që arbitrarisht, rastësisht, mund t’i ndikojë Ato për të prodhuar “Diçka Tjetër”.

“Diçkaja Tjetër” nuk mund të prodhohet rastësisht. Pse? Sepse, që të ndodhë, “rastësia” duhet të ketë fuqi mbi molekulat e hidrogjenit dhe azotit. Por, Ato janë gjithçka ekziston. Çdo gjë që mund të bëhet, Ato mund ta bëjnë. “Rastësia” është “Diçka Tjetër”. “Diçkaja Tjetër” nuk mund të ketë fuqi mbi “Diçkanë e Përjetshme”. Në fakt, në këtë fazë, “Rastësia” as nuk ekziston.

Nëse “Rastësia” është diçka jashtë “Diçkasë së Përjetshme”, atëherë ajo nuk ekziston nëse nuk prodhohet nga “Diçkaja e Përjetshme”. Por edhe sikur “Rastësia” të prodhohet nga “Diçkaja e Përjetshme”, duke qenë se është “Diçka Tjetër”, do të jetë gjithnjë inferiore ndaj “Diçkasë së Përjetshme”.

Pra, nëse “Diçkaja Tjetër” prodhohet, prodhohet nëpërmjet fuqisë dhe “VULLNETIT” të “Diçkasë së Përjetshme”. “Diçkaja Tjetër” mund të prodhohet nga “Rastësia” vetëm nëse “Rastësia” është prodhuar përpara kësaj “Diçkaje Tjetër”. Por “Rastësia” vetë nuk mund të prodhohet rastësisht. Duhet të prodhohet nga vullneti i “Diçkasë së Përjetshme”.

Çfarë na tregon kjo për molekulat e hidrogjenit dhe azotit? Se Ato nuk janë thjesht “Diçka Përjetshme”, Ato janë “Persona të Përjetshëm”. Kjo do të thotë se Ato duhet të kenë aftësinë për të zgjedhur. Prandaj, Ato janë personale.

Sërisht, pse duhet të ketë “Diçkaja e Përjetshme” aftësinë për të zgjedhur? Mendoni përsëri për dhomën e zbrazët vetëm me molekulat e hidrogjenit dhe azotit në të. Ato janë “Diçkatë e Përjetshme”. Vetëm ato ekzistojnë në dhomë dhe kanë ekzistuar përjetësisht.

Ato ekzistojnë plotësisht të pavarura nga njëra-tjetra. Për mbijetesë, Ato nuk kanë nevojë për njëra-tjetrën. Prandaj, nëse Ato prodhojnë “Diçka Tjetër”, nuk ka të bëjë me nevojën (si një instinkt për mbijetesë sikurse e shohim tek kafshët). Gjithashtu, nëse Ato prodhojnë “Diçka Tjetër”, nuk do të jetë rastësisht–nëse nuk kanë prodhuar më parë “Rastësinë”. “Rastësia” është një forcë, por “Diçkatë e Përjetshme” (dy molekulat) janë e vetmja forcë që ekziston.

Për më tepër, molekulat nuk mund të jenë thjesht makina. Makineritë ndërtohen dhe programohen nga një forcë e jashtme e ndonjë lloji. Por molekulat (“Diçkatë e Përjetshme”) janë e vetmja forcë që ekziston. Asnjë forcë nuk ekziston jashtë Tyre.

Prandaj, nëse Ato prodhojnë “Diçka Tjetër” brenda dhomës, arsyeja për këtë prodhim duhet të qëndrojë brenda Tyre, sepse asnjë forcë tjetër nuk ekziston. Asgjë tjetër nuk ekziston brenda dhomës përveç Tyre.

Ato nuk detyrohen të prodhojnë “Diçka Tjetër” me anë të instinktit, rastësisë, nevojës, apo vullnetit të ndonjë tjetri. Ato nuk kontrollohen nga ndonjë tjetër. Çfarëdo gjëje që të bëjnë, bëhet për arsye brenda Vetes së Tyre.

Kjo arsye mund të jetë vetëm vullneti i Tyre. Ato duhet të zgjedhin të prodhojnë “Diçka Tjetër”, ose asgjë tjetër nuk do të ekzistojë. Ato do të mbeten vetëm përgjithnjë në dhomë, nëse Ato nuk vendosin të prodhojnë “Diçka Tjetër”. Ato duhet të kenë më shumë sesa fuqinë për të prodhuar “Diçka Tjetër”. Ato duhet — në një moment i cili dallohet nga të gjitha momentet kur kanë ekzistuar vetëm -të vendosin të prodhojnë “Diçka Tjetër”.

Nëse nuk kanë aspak vullnet (sikurse topat e tenisit për të cilat folëm në një studim të mësipërm), atëherë fuqia e Tyre nuk do të përdoret kurrë për të prodhuar “Diçka Tjetër”. Fuqia e tyre do të përdorej vetëm për të çuar më tej ekzistencën e Tyre, dhe do të mbeteshin në vetmi përgjithnjë.

“Diçkaja e Përjetshme” ka ekzistuar e vetme përjetësisht. Prandaj, duhet të ketë një arsye brenda “Diçkasë së Përjetshme”, që ajo të ndryshojë. Nëse “Diçka Tjetër” ekziston, ajo ekziston për shkak të “Diçkasë së Përjetshme”, sepse “Diçkaja e Përjetshme” ka zgjedhur t’i japë fund vetmisë së saj.

Nëse arsyeja për “Diçka Tjetër” nuk gjendet brenda “Diçkasë së Përjetshme”, atëherë “Diçkaja Tjetër” nuk do të ekzistojë kurrë. Sepse “Diçkaja e Përjetshme”, në një farë pike, ishte gjithçka që ekzistoi.

Por ne e dimë se “Diçka Tjetër” ekziston. Prandaj, “Diçkaja e Përjetshme” duhet të ketë aftësinë të vendosë për të përdorur fuqinë e Saj. Duhet të ketë aftësinë të zgjedhë për të prodhuar “Diçka Tjetër” nga Vetvetja. Duke qenë se ka një vullnet1, “Diçkaja e Përjetshme” është personale. Kjo do të thotë se “Diçkaja e Përjetshme” është në të vërtetë një “Dikush i Përjetshëm”.

Ky “Dikush i Përjetshëm” nuk kontrollohet nga instikti për mbijetesë, sepse Ai nuk ka nevoja dhe nuk mund të pushojë së ekzistuari sidoqoftë. Gjithashtu, “Dikushi i Përjetshëm” nuk prodhon nga “Rastësia”, nëse Ai së pari nuk prodhon “Rastësinë”. “Rastësia” është një forcë që duhet të prodhohet nga “Diçkaja e Përjetshme”, ose ajo nuk do të ekzistojë. Së fundi, “Dikushi i Përjetshëm” nuk është një makinë. Nuk ekziston asnjë tjetër, jashtë Vetes së Tij, që ta detyrojë Atë apo ta programojë të bëjë ndonjë gjë.

Për të vazhduar këtë studim, shihni Kush 2.

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...

Refenca: (1) “Ti je i denjë o Zot të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse Ti i krijove të gjitha gjërat dhe nëpërmjet vullnetit tënd ekzistojnë dhe u krijuan.” Zbulesa 4:11

TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More