Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë
Pyetje në lidhje me jetën dhe Perëndinë

Kush2

Vini re: ky artikull pason artikullin Kush.

WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More PDF

Ky është artikulli i fundit në një seri që filloi me S’ka ekzistuar kurrë asgjë?, vazhdoi me Diçka-ja ka ekzistuar, pastaj me Kush. Pikat kryesore që trajtojnë këto studime janë:

(1) Absolutisht Asgjëja nuk ka ekzistuar kurrë. Po të ishte kështu, ende do të kishte Absolutisht Asgjë. Por ekziston Diçka Tjetër, psh ju.

(2) Meqë Absolutisht Asgjë nuk ka ekzistuar kurrë, gjithmonë ka patur një kohë kur diçka ka ekzistuar. Këtë diçka mund ta quajmë Diçkaja e Përjetshme. Diçkaja e Përjetshme nuk ka as fillim, as fund, s’ka nevoja që nuk mund t’i plotësojë vetë, mund të bëjë çdo gjë që mund të bëhet dhe do të jetë gjithmonë superior ndaj çdo gjëje që ajo sjell në ekzistencë.

(3) Diçkaja e Përjetshme nuk është makinë, e kontrolluar apo e programuar nga ndonjë forcë jashtë vetes. Dhe Diçkaja e Përjetshme nuk sjell gjëra në ekzistencë nga nevoja, sepse Ajo nuk ka nevoja. Prandaj, nëse Ajo sjell në ekzistencë Diçka Tjetër, vendos të bëjë kështu. Kjo do të thotë se Diçkaja e Përjetshme ka një vullnet; pra është personale. Prandaj, Diçkaja e Përjetshme duhet të jetë në të vërtetë Dikush (ose më shumë se një Dikush) i Përjetshëm.

Duke vazhduar, çfarë mund të kuptojmë tjetër për Dikushin e Përjetshëm, përtej asaj që është thënë deri tani? (Do t’i referohemi me Ai, por gjinia nuk po diskutohet këtu.)

Meqenëse Dikushi i Përjetshëm nuk ka nevoja që nuk mund t’i plotësojë Vetë, Ai mund të ekzistojë pa ndonjë lloj mjedisi, sepse Ai ekzistonte kur nuk kishte asgjë tjetër veç Tij. Çdo mjedis do të ishte jashtë Tij, dhe prandaj do të duhej të sillej në ekzistencë. Por gjithçka që ekziston është Ai.

Ka të ngjarë, pra, që Dikushi i Përjetshëm të jetë transendent, që do të thotë se Ai mund të ekzistojë jashtë kohës dhe hapësirës, sepse Ai nuk kushtëzohet nga asnjëra. Ai ka ekzistuar përjetësisht, prandaj është jashtë kohës. Dhe Ai ekziston pa patur nevojë për ndonjë mjedis, duke qenë kështu jashtë hapësirës.

Duke qenë transendent ndaj kohës dhe hapësirës, është e mundur që Dikushi i Përjetshëm të jetë i padukshëm. Vetëm diçka që zë hapësirë është e dukshme. Nëse diçka është jashtë hapësirës, si mund të shikohet? Kështu, Dikushi i Përjetshëm është e mundur të jetë i padukshëm dhe mund të ekzistojë pa patur nevojë për trup apo formë.

Për hir të diskutimit le të themi se Dikushi i Përjetshëm vendos të sjellë në ekzistencë Diçka Tjetër – ose më mirë, Dikë Tjetër. Dikushi i Përjetshëm zgjedh të sjellë në ekzistencë Dikë Tjetër që është si Ai në disa aspekte. Si Ai, Dikushi Tjetër do të ketë vetëdije, që është një aspekt i domosdoshëm i të paturit vullnet. Pra, Dikush Tjetër është një person dhe ka një vullnet.

Ç’mund të themi tjetër për këtë Dikë Tjetër? A do të jetë ai jashtë kohës? Jo, Dikush Tjetër nuk do të kishte ekzistuar përjetësisht. Dikushi Tjetër do të kishte një fillim dhe kështu do të ishte i kufizuar nga koha.

Mbani mend se çdo gjë që Dikushi i Përjetshëm sjell në ekzistencë do të jetë inferior në lidhje me Të në kohë dhe hapësirë. Kjo është e pashmangshme. Prandaj edhe nëse Dikushi Tjetër do të ekzistojë përgjithmonë në të ardhmen, ai ende do të kishte një fillim në kohë. Në të vërtetë, koha e tij do të binte brenda kohës [infinite] të Dikushit të Përjetshëm.

Po në lidhje me hapësirën? Do të ishte Dikushi Tjetër i kufizuar nga hapësira? Po. Vetëm Dikushi i Përjetshëm mund ekzistojë pa ndonjë lloj mjedisi. Dikushi Tjetër do të kishte nevojë për një mjedis në të cilin të ekzistojë, por çfarë? Mendoni për hapësirën si për kohën. Dikushi Tjetër ekziston brenda kohës së Dikushit të Përjetshëm. Në një mënyrë të ngjashme, Dikushi Tjetër do të ekzistojë brenda “hapësirës” së Dikushit të Përjetshëm.

Dikushi i Përjetshëm e tejkalon hapësirën. Kështu siç është kudo në kohë, Ai është kudo në hapësirë. Prandaj kur Dikush Tjetër sillet në ekzistencë, ai do të ekzistojë brenda kohës dhe hapësirës së Dikushit të Përjetshëm. Dikushi i Përjetshëm është mjedisi brenda të cilit Dikushi Tjetër do të ekzistojë! Pra, tani kemi Dikë Tjetër, dhe Dikushi i Përjetshëm ekziston rreth e rrotull tij. Por ka një problem. Ai nuk mund ta shohë Dikushin e Përjetshëm, sepse Dikushi i Përjetshëm e tejkalon hapësirën. Ai nuk zë një pjesë të hapësirës sepse Ai është gjithë hapësira. Për ta parë Atë duhet të shikosh gjithë kohën dhe hapësirën. E pamundur.

Pra Dikush Tjetër nuk mund ta dallojë Dikushin e Përjetshëm. Atëherë çfarë duhet të bëjë Dikushi i Përjetshëm do nëse Ai do të dallohet nga Dikush Tjetër? Ai duhet të “shfaqet.” Njëfarë “kufizimi” në kohë dhe hapësirë është i domosdoshëm. Është e mundur kjo? Po.

Mbani mend, Dikushi i Përjetshëm mund të bëjë çdo gjë që mund të bëhet. Do të ishte e mundur për Të që ta bënte veten të dallueshëm nga Dikush Tjetër, domethënë të “shfaqej.” Si?

Ne e dallojmë praninë e një tjetri në botën tonë nëpërmjet të parit, të nuhaturit, prekjes, shijimit, dëgjimit. Nëse Dikushi i Përjetshëm do t’i jepte Dikujt Tjetër aftësinë për të parë ose dëgjuar, për shembull, atëherë Dikushi i Përjetshëm mund (1) të shfaqej në një formë të dukshme, (2) t’i fliste Dikujt Tjetër, ose (3) t’i bënte të dyja. Këto do të ishin mënyra për t’u shfaqur në mënyrë që Dikushi i Përjetshëm të mund të dallohet nga Dikushi Tjetër.

Mbani mend, Dikush Tjetër është sjellë në ekzistencë. Kështu Dikushi Tjetër është i kufizuar nga koha dhe hapësira. Çfarëdo që të jetë struktura apo natyra e tij, ai do të jetë i dallueshëm në kohë dhe hapësirë. Prandaj, Dikushit të Përjetshëm i duhet vetëm të marrë çfarëdo forme që i ka dhënë Dikushit Tjetër që të bëhet i dallueshëm për të.

Por ka një pyetje: nëse Dikushi i Përjetshëm “kufizohet” brenda hapësirës dhe kohës me qëllim që të dallohet, a është kjo gjithçka e Dikushit të Përjetshëm? Jo! Ai është më shumë sesa mund të bëjë të njohur. Megjithëse Ai mund të zbulojë shumë për Veten, edhe të gjithë Veten-domethënë Veten në transendencën e Tij – nuk mund të njihet apo kuptohet plotësisht nga Dikush Tjetër.

Për “koincidencë” skenari i përshkruar më sipër është saktësisht ai që shohim në Bibël. Ne jemi si Dikushi Tjetër. Ne jemi të kufizuar nga koha dhe hapësira. Perëndia është Dikushi i Përjetshëm. Dhe Ai shfaqet në personin e Jezu Krishtit. Për më tepër shikoni poshtë…

Perëndia është Dikushi i Përjetshëm. Ai ka ekzistuar dhe do të vazhdojë të ekzistojë gjithmonë.

Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia. (Psalmi 90:2)

Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme. (Isaia 40:28)

Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit dhe çliruesi i tij, Zoti i ushtrive: “Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka Perëndi. (Isaia 44:6)

Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam. (Gjoni 8:58)

Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë. (Hebrenjve 13:8)

“Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi”, thotë Zoti “që është dhe që ishte dhe që vjen, i Plotfuqishmi. (Zbulesa 1:8)

Perëndia është i padukshëm.

Askush s’e pa Perëndinë kurrë; i vetëmlinduri Bir, që është në gjirin e t’Et, është ai që e ka bërë të njohur. (Gjoni 1:18)

Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet t’a adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën”. (Gjoni 4:24)

Dhe Mbretit të amshuar, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi të ditur, i qoftë nder e lavdi në shekuj të shekujve. Amen. (1 Timoteut 1:17)

… që, në kohën e caktuar, do ta tregojë i lumi e i vetmi sundimtar, Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve, ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm. Amen. (1 Timoteut 6:15-16)

Në një kuptim, ne ekzistojmë brenda Perëndisë sepse Perëndia është kudo, megjithatë Perëndia është i dallueshëm nga ne.

Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate? (Psalmi 139:7)

Perëndia që bëri botën dhe të gjitha gjërat që janë në të, duke qenë Zot i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga duart e njeriut, dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, hukatje dhe çdo gjë; dhe ai ka bërë nga një gjak i vetëm të gjitha racat e njerëzve, që të banojnë në mbarë faqen e dheut, dhe caktoi kohërat me radhë dhe caqet e banimit të tyre, që të kërkojnë Zotin, mbase mund ta gjejnë duke prekur, ndonëse ai nuk është larg nga secili prej nesh. Sepse në të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi, sikurse kanë thënë edhe disa nga poetët tuaj: “Sepse jemi edhe ne pasardhës të tij”. (Vep 17:24-28)

Perëndia mund të bëjë çdo gjë që mund të bëhet.

A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? (Zanafilla 18:14)

Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë ato që i pëlqejnë. (Psalmi 115:3)

[Unë] … shpall fundin që në fillim, dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë, duke thënë: “Plani im do të realizohet dhe do të bëj gjithçka më pëlqen”, (Isaia 46:10)

Dhe Jezusi duke përqëndruar shikimin mbi ata tha: “Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur”. (Mateu 19:26)

…sepse me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme”. (Luka 1:37)

Është mundur që Perëndia to “kufizohet” në hapësirë dhe kohë. Ai mund ta zbulojë Veten duke marrë formë njerëzore.

Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi. (Gjoni 1:1)

Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë. (Gjoni 1:14)

Atë që ishte nga fillimi, atë që dëgjuam, atë që pamë me sytë tanë, atë që vështruam dhe që duart tona e prekën lidhur me Fjalën e jetës (dhe jeta u shfaq dhe ne e pamë e dëshmojmë për të, dhe ju shpallim jetën e përjetshme që ishte pranë Atit dhe që na u shfaq neve), (1 Gjonit 1:1-2)

Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese, sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të. (Kol 1:15-16)

Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta. (Hebrenjve 1:3)

Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin, i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit. (Filipianëve 2:5-8)

Kur Perëndia shfaqet, ajo që shohim nuk është gjithçka e Tij, por prapë është Ai.

Ju keni dëgjuar që ju thashë: “Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju”. Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: “Po shkoj tek Ati”; sepse Ati është më i madh se unë. (Gjoni 14:28)

Jezusi i tha: “Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: “Na e trego Atin?”. (Gjoni 14:9)

Unë dhe Ati jemi një”. (Gjoni 10:30)


Do të donit ta njihnit këtë Perëndi? Nëse po, ja si…

 Si të fillosh një marrëdhënie personale me Perëndinë
 Kam një pyetje...
TREGOJUA MIQVE:
WhatsApp Share Facebook Share Twitter Share Share by Email More